Vërejtje e gjoba për zhurmaxhinjtë e natës

Podujevë, 3 gusht – Inspektorët komunalë të Podujevës së bashku me Policinë, që nga e premtja kanë filluar një aksion kundër pronarëve të lokaleve që tejkalojnë orarin e punës. Drejtori i Inspeksionit, Fatmir Gashi ka thënë se në këto ditë të nxehta dhe pas ardhjes së bashkëatdhetarëve tanë, kanë filluar të mbahen mbrëmje të shpeshta muzikore.
“Ka pasur ankesa nga qytetarët se gjatë kësaj kohe të argëtimit po tejkalohen kufijtë e një ambienti të qetë dhe të sigurt, si zhurma, shqetësim, zhurmë e tepruar, vetura të parkura vend e pavend, etj. Javën e kaluar (të premten dhe gjatë ditëve të vikendit), inspektorët komunalë kanë filluar një aksion për të parë të gjitha lokalet se a janë duke e respektuar këtë orar”, ka thënë drejtori i Inspeksionit. Fatmir Gashi ka theksuar se inspektorët fillimisht ua kanë tërhequr vërejtjen pronarëve të lokaleve të ndryshme, që nga ato ushqimore, pishinave, kafiterive, restoranteve, etj., ndërsa, sipas tij, aty ku ka tejkalim të orarit të caktuar të veprimtarisë “sigurisht se do të ketë edhe gjoba”.
“Të gjithë inspektorët janë në aksion; ata të tregut janë duke kontrolluar se a është duke u respektuar orari i punës, ata për ambient kontrollojnë për zhurmën, etj., në mënyrë që veprimtaria e tyre të zhvillohet në kufi të normales. Ende nuk e kam raportin e kompletuar, por sigurisht se do të ketë edhe gjoba”, është shprehur ai.
Edhe ushtruesi i detyrës së komandantit në Sacionin policor të Podujevës, Naim Latifi, ka thënë se së bashku me inspektorë komunalë çdo ditë janë në aksion për të parë se a është duke u respektuar orari.
“Fillimisht çdo pronar duhet të lajmërojë se në këtë datë do të ketë mbrëmje muzikore për të marrë leje. Në këtë rast, ne u tregojmë se deri kur mund ta bëjnë këtë. Por, respektimi i orarit të punës vlen edhe për lokalet tjera”, ka thënë Latifi.
Sipas tij, në rast se dikush nga pronarët e tejkalon orarin e paraparë, atëherë ata u shkruajnë fletëparaqitje, të cilat inspektorët i dërgojnë në gjykatë.
“Gjatë këtij aksioni ka pasur raste që ua kemi ndërprerë mbrëmjen për shkak se nuk e kanë respektuar orarin”, ka thënë ai.