Fëmijët e komunitetit RAE aftësohen për shkollim

Istog, 3 gusht - Falë ndihmës së KFOS-it dhe organizatës joqeveritare “Vizioni 02”, në Istog ka përfunduar realizimi i projektit “ Edhe unë dua të di”, përmes të cilit janë aftësuar për mësim shkollor fëmijët e komunitetit egjiptian, ashkali dhe rom, të kthyer nga Mali i Zi në fshatin Sërbobran të Istogut.
Drejtori ekzekutiv i “Vizioni 92”, Rexhë Mulaj ka bërë të ditur se një projekt i tillë është
realizuar për 6 muaj, ndërsa programi ka qenë i paraparë për t’u realizuar brenda dy periudhave kohore, janar- prill dhe prill- gusht. Në këtë projekt janë përfshirë 16
fëmijë parashkollorë të kthyer nga Mali i Zi , të cilët kanë nisur jetën e re në Sërbobran” tha ai, duke falënderuar KFOS-in për investimin që ka bërë në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm për edukim, si dhe duke premtuar vazhdimin me projekte të tilla edhe për fëmijët e fshatrave të tjera të komunitetit RAE.
Sipas Mulajt, për projektin ka qenë e njoftuar edhe Drejtoria e Arsimit, e cila ka marrë mbi vete regjistrimin e tyre në shkollë të rregullt në vitin e ri shkollor 2010/2011.
Ndërkaq, sociologu Ibrahim Mavraj është shprehur i kënaqur që grupi i fëmijëve të komunitetit RAE gjatë këtij kursi gjashtëmujor ka arritur me sukses të mësojë librin
parashkollor të ABC-së dhe të numërojë deri në 100, ndërsa mësimi është zhvilluar sipas planit dhe programit mësimor.
“Jam shumë i lumtun që e kam mësue gërmat”, është shprehur nxënësi Rrahim Quni, i kthyer nga Mali i Zi për të jetuar bashkë me familjen e tij në Sërbobran, në një fshat ku
jetojnë bashkërisht të gjitha komunitetet.