E Shtunë, 31 Tetor 2026

Narkotikët, ushqim i shumë të rinjve gjakovarë

Gjakovë, 3 gusht – Substancat narkotike janë bërë racione ushqimi i shumë të rinjve e të rejave në Gjakovë. Konsumimi i materieve narkotike nga të rinjtë  prej moshës 18 deri në 27 vjeç ka marrë përmasa shqetësuese në këtë komunë. Nga periudha në periudhë shtohet numri i të rinjve e të rejave që hynë në taborin e narkomanisë, pohojnë mjekët. Sipas të dhënave jo zyrtare, numri i konsumuesve të narkotikëve ka arrit në numër katërshifror. Ndërkohë që duke vërejtur shtrirjen në përmase të mëdha të konsumimit të këtyre materieve helmuese, mjekët por edhe të rinjtë kanë apeluar te të gjitha institucionet për të ndërmarrë një planë veprimi, si hap i parë ndërtimi e një instituti dhe spitali apo qendre   për shërimin dhe rehabilitimin e kësaj kategorie të shoqërisë.
“Përdorimi i drogës dhe materieve narkotike nga të rinjtë është shqetësuese për gjithë shoqërinë tonë”, ka theksuar dr. Agron Zajmi, psikiatër. Ai ka pohuar se për dallim nga periudha e një viti më parë, në periudhën janar-korrik të  këtij viti  numri i të rinjve që
kërkojnë ndihmë mjekësore për shërim nga përdorimi i  materieve narkotike është
dukshëm më i madh. “Për çdo javë ndihmë kërkojnë prej 7 deri në 10 të rinj”, ka thënë ai.  Edhe në spitalin rajonal në vazhdimësi të rinjtë narkomanë, në mungesë të një instituti apo spitali për shërim e rehabilitim, kërkojnë ndihmë mjekësore. “Në mungesë të një
instituti apo spitali përkatës, barra kryesore për ndihmë mjekësore po bie në repartin e
neuropsikiatrisë së spitalit rajonal “Isa Grezda”, ka thënë të martën Ajet Bunjaku, neuropsikiatër dhe drejtor i Spitalit Rajonal. Ai ka kërkuar dhe ka apeluar tek institucionet lokale e vendore, por edhe ato ndërkombëtare që sa më parë të fillojë ndërtimi i ndonjë spitali ku rinia e prekur nga droga të gjen shërim dhe rehabilitim.
Angazhimi i punonjësve të hetuesisë rajonale të SHPK-së nuk ka të ndalur sa i
përket zbulimit të dilerëve të drogës, por edhe identifikimit të të rinjve vartës.
Disa të rinj narkoman theksojnë së nuk ndjenë më lumturi kur konsumojnë drogë, por vuajtje dhe kërkojnë ndihmë nga institucionet përkatëse.
I riu  G.L, vartës i substancave narkotike ka thënë për gazetën se “herën e parë ka ndier kënaqësi dhe lumturi, ndërsa tani për të përdorimi drogës është shndërruar në ushqim që po ia sjellë vdekjen. Po ashtu, edhe një i ri tjetër nga Gjakova, me nofkën “Teti”, e ka harruar lumturinë në momentin e konsumimit të heroinës, por ka  dhembje fizike dhe mendore. “Po kërkoj ndihmë për shërim”, thotë ai duke pohuar se e “kam kuptuar se nuk kamë jetë të gjatë. Po kërkoj ndihmë, por nuk po gjej, me përjashtim kur shkoj në repartin neuropsikiatrik për disa ditë. Sikur të isha shëruar një herë nga kjo, kurrë nuk do të kisha hy në këtë ferr”, ka thënë i riu 22 vjeç. Vendi ku më së shumti të rinjtë konsumojnë substanca narkotike janë kafiteritë, por edhe disa ambiente të hapura në brendinë e qytetit, ka pohuar një burim jozyrtar. Përdorimi i substancave narkotike është i pranishëm edhe tek gjinia femërore. Përfshirjen e të rinjve në taborin e narkomanisë për mjekët, psikologët por edhe nga të rinjtë cilësohet si pasojë krijimit të rrethanave të një shoqërie e të një rregullimi kaotik, pa përkujdesje shoqërore e shtetërore në Kosovë, ku rinia për ditë e më shumë po i humbë shpresat e perspektivës, dhe po hyn në rrugën pa kthim. 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›