“Agjërimi” 110 vjeçar shpërblehet me xhami me dy minare

Deçan, 3 gusht - Në afërsi të qendrës së qytezës së Deçanit filluan punimet për ndërtimin e një xhamie me dy minare. Në ceremoninë e fillimit të punimeve të këtij objekti fetar islam, të martën i pari i Bashkësisë së Fesë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, bashkë me Rasim Selmanajn, kryetar i Komunës, dhe Abdyl Mushkolaj, kryetar i OVL për Dukagjin, me lutje të parë “bismilah allahut për ty shyqyr”, kanë vënë gurin e
themelit për ndërtimin e xhamisë në Deçan, me një hapësirë për shërbesa fetare prej
afro 500 metra katrorë, e cila në kupolën e saj do t’i ketë dy minare, e para e këtij lloji në këtë komunë.
Me lutjet fetare Myftiu Tërnave ka përgëzuar nismën e ndërtimit të këtij objekti
fetar. “E gëzofshi këtë objekt fetar, këtë vend të shenjtë ku besimtarët deçanas do
të luten për mirëqenien e vetë, familjes e qytetarëve. Vend ky ku do të lutemi për
paqe e vëllazërim për jetë të mirë të gjithëve”, ka thënë Tërnava, duke pohuar se
“Pa liri nuk mund të ndërtojmë as xhami”.
Sipas të parit të BIK-ut të Kosovës, ky objekt i pari i këtij lloji me këtë arkitekturë dhe ambient të mjaftueshëm, po ndërtohet pas 110 vjetësh. “Në Deçani, ndërtimi i një objekti të ri, çfarë do të jetë kjo xhami, po fillon pas 110 vjetësh”, tha myftiu Tërnava. Ai fillimin e ndërtimit të këtij objektit fetar e ka vlerësuar si kuptim lirie dhe mirëqenie e të gjithëve, sepse “edhe ky tempull fetar do të luajë rolin e tij në edukimin fetar të të rinjve tanë, të cilët nuk kanë nevojë për predikime nga të tjerët, siç ka tendenca të vazhdueshme”.
“Ne kemi kuadro të mjaftueshme për edukim fetar’, është shprehur ai, duke besuar se në
shtetin e ri të Kosovës nuk do të mungojë mbështetja edhe e Qeverisë së Kosovës,
sidomos në aspektin e sigurimit të infrastrukturës së nevojshme fetare. Myftiu është lutur edhe për lirimin e Ramush Haradinajt. “Lutemi te Allahu me besim të plotë në pafajësinë e Ramush Hardinaj që të lirohet sa ma parë. Ramushi edhe një herë do të qartësojë pafajësinë e tij në gjykatën e drejtësisë në Hagë”, ka thënë i pari i BI të Republikës së Kosovës.
Ndërkaq, Besim Halilaj, kryetar i BI në Deçan, është shprehur mirënjohës për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, por edhe për investimet e shumta nga donatorë të ndryshëm
dhe përkrahjen e autoriteteve komunale dhe shoqatave të dala nga lufta e UçK-së për
restaurimin dhe rregullimin e shumë xhamive të shkatërruara nga lufta e fundit.
“Xhamia e re dhe ato që janë restauruar paraqesin një dhuratë të çmuar për të gjithë
besimtarët’’, ka thënë Halilaj.
Duke qenë mirënjohës për investimet që po bënë BIK-u, por edhe për tolerancën ndër fetare që mbretëron në komunën e Deçanit, kryetari Selmanaj është zotuar para kreut të BIK-ut për mbështetje ndaj kërkesave të BI-së së Deçanit. “Do të keni përkrahjen tonë të përhershme”, ka thënë ai, duke vlerësuar se toleranca fetare është një prej kushteve të mirëqenies për të gjithë.