Gjenerali gjerman Bühler merr komandën e KF0R-it

Berlin, 3 gusht - Komandanti i divizionit të tankeve në Sigmaringen, Erhard Bühler, merr komandën e trupës ndërkombëtare të mbrojtjes në Kosovë. Gjeneralmajori do të mbajë për një vit, duke filluar nga shtatori, përgjegjësinë për afro 10. 000 ushtarë nga 30 kombe, njoftoi divizioni të hënën. Në trupën mbrojtëse të NATO s bëjnë pjesë edhe 1500 ushtarë gjermanë. Deri tani në trupa ndërkombëtare e mbrojtjes kishte në krye një gjerman, gjeneralin Markus Bentler.