E Shtunë, 31 Tetor 2026

Verheijen, trajneri “hije” i Hidinkut



Trajneri Gus Hidink është arkitekti i mrekullisë së futbollit rus në Euro 2008. Megjithatë 61-vjeçari holandez pohon se një ndihmë të jashtëzakonshme i ka dhënë atij, trajneri i fizioterapisë e fitnesit, Rajmond Verheijen, i cili punon me Hidinikun si kur ai drejtonte Holandën dhe Korenë e Jugut në Kampionatiet Botërore 1998 e 2002 (në të dyja rastet në gjysmëfinale). “Unë kam një filozofi dhe një metodë pune timen, e cila bazohet në të luajturit futboll dhe në rritjen e lojtarëve përmes fitnesit, - sqaron Verheijne recetën e suksesit të tij. “Futbollistë rusë luajtën gjatë tri javëve te fundit përpara fillimit të Kampionatit Europian vetëm futboll dhe provuan variante taktike. Pak pëpara fillimit të turneut ne opunuam në fitnes dhe ju e shihni vetë, që lojtarët janë super në aspektin fiizk”.
Edhe pas humbjes 4-1 me Spanjën, Hidink e Verheijen të qetë. “Ne ishim të sigurt se rezultatet tona do të vinin, pasi baza e punës sonë ishte e drejtë, dhe ja ku erdhën tri fitore rresht kundër Greqisë, Suedinë e Holandës”, - tha Verheijen. Trajnimi i tij është i veçantë, sidomoss në aspektin e motivimit të lojtarëve për të dhënë maksimumin në lojë. Po të shikosh statistikat e ekipit të Rusisë, jo vetëm që kanë moshën më të re, por lojtarët janë edhe ekipi me peshën më të lehtë mesatare: 73 kg. Me Sergej Semak (50.03 kilometra të përshkruara gjatë ndeshjeve), Kostandin Sirjanov (48.78 km), dhe Juri Shirkov (47.56 km), Rusia udhëheq edhe “garën” e përshkuesve të distancave. Nga ana tjetër mbrojtësi i majtë Shirkov është dhe lojtari me shumë kontakte me topin (319). Verheijen, i cili është edhe autori i një botimi special në lidhje me kondicionin fizik në futboll, tregon se sulmuesi Roman Pavljuçenko humbi në fazën përgatitore 4 kilogram, ndërkohë që Hidink është strikt në ushqimin e futbollistëve. “Hidink është shumë i kujdeshëm se çfarë duhet të hanë lojtarët”, - thekson 37-vjeçari, një shkencëtar në punën e tij, por që tregon edhe një detaj nga Hidiniku jashtë fushe. “Pas ndeshjes me Suedinë ne u larguam nga stadiumi në orën 23:30 dhe udhëtuam edhe dy orë e gjysmë nga Insbruku për në qendrën tonë të grumbullimit në Leogang. Mbërritëm në orën 2 të mëngjezit, dhe Hidink detyroi lojtarët që përpara se të shkonn në shtrat të merrnin karbohidrate, edhe pse ndonjëri nuk dëshironte”.

Spanja në skanerin e statistikave

Spanja është kualifikuar në gjysmëfinalet e Kampionatit Europian për të tetën herë. Spanjë ka mbërritur dy herë në finale: 1964 (kampion) dhe në vitin 1984 (humbi me Francën).
PA HUMBJE- Spanja është e pathyer në 20 ndeshjet e fundit (17 fitore e tre barazime). Humbja e fundit e tyre daton në nëntor të vitit 2006 kundër Rumanisë (0-1). Rekordi pa humbje është 31 ndeshje dhe është vendosur midis shtatorit të vitit 1994 dhe nëntorit të vitit 1997. Seria e dytë më e gjatë pa humbje është vendosur nga trajneri Luis Aragones. Midis gushtit 2004 dhe qershorit 2006, Spanja qëndroi e pamundur në 25 ndeshje rresht.
TRAJNERI- Aragones është trajneri më i moshuar që udhëheq një ekip në gjysmëfinalet e një Kampionati Europian. Ai do të jetë sot 69 vjeç e 334 ditë. Rekordin e mëparshëm e mbante Oto Rehagel, i cili ishte 65 vjeç e 327 ditë kur Greqia luajtën në gjysmëfinalet e Euro 2004.
GOLAT- Spanja ka shënuar tetë gola dhe ka në gjirin e saj golashënuesin e saj më të mirë të Euro 2008-s, David Vija, i cila ka shënuar 4 gola, ose 50 për qind të golave të ekipit. Ruben de la Red (1), Sesk Fabregas (1), Daniel Guiza (1) dhe Fernando Torres (1) janë autorët e tjerë të golave.

Spanja në Europiane

Francë 1960 Nuk u kualifikua
Spanjë 1964 KAMPION
Itali 1968 Nuk u kualifikua
Belgjikë 1972 Nuk u kualifikua
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua
Itali 1980 Raundi i parë
Francë 1984 Finale
Gjermani 1988 Raundi i parë
Suedi 1992 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Çerekfinale
Belgj.-Hol.2000 Çerekfinale
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale

Totali: 8 pjesëmarrje, 1 herë kampion

Spanja në Euro 2008

Gola të shënuar: 8
Gola të pësuar: 3
Gjuajtje në total: 84
Goditje nga këndi: 24
Kartonë të verdhë: 6
Kartonë të kuq: 0
Pasa në total: 2442
Pasa të kompletuar: 82%

Rusia në skanerin e statistikave

Rusia do të përpiqet të bëhet kombi i dytë që mund të fitojë këtë kampionat, edhe pse ka humbur ndeshjen hapëse, duke ndjekur gjurmët e Holandës në vitin 1988.
GOLAT – Rusia ka shënuar shtatë gola në katër ndeshjet e para të Euro 2008-s, duke realizuar të paktën nga një gol në çdo ndeshje. Me tre golat e shënuar në Euro 2008, Roman Pavluçenko u barazua me golashënuesit më të mirë rusë në Kampionatet Europiane. Au barazua me Valentin Ivanov (1960-1964) dhe Viktor Ponedelnik (1960-1964).
MOSHA - Rusia ka dhe ekipin më të ri në moshë në Kampionatin Europian: mosha mesatare 26 vjeç e 99 ditë, kur ajo do të luajë sot me Spanjën. Sergej Semak, me vetëm 32 vjeç është “plakushi” i ekipit rus. Më i vogli në moshë është mesfushori Oleg Ivanov (21 vjeç).
TRAJNERI- Gus Hidink është një trajner me eksperiencën të gjerë në turnetë e mëdha. Euro 2008 është kompeticioni i tij pestë i madh përfshirë Kampionatet Europiane e Kupën e Botës. Hidnik e njeh shumë mirë futbollin spanjoll pasi ai ka drejtuar tre klube atje: Valencian (1991-94), Realin e Madridit (1998-99) dhe Real Betis (1999-2000).

Rusia në Europiane

Francë 1960 KAMPION*
Spanjë 1964 Finaliste*
Itali 1968 Vendi i katërt *
Belgjikë 1972 Finaliste*
Jugosllavi 1976 Nuk u kualifikua*
Itali 1980 Nuk u kualifikua*
Francë 1984 Nuk u kualifikua*
Gjermani 1988 Finaliste*
Suedi 1992 Nuk u kualifikua
Angli 1996 Raundi i parë
Belgj.-Hol.2000 Nuk u kualifikua
Portugali 2004 Raundi i parë
Aus.-Zvic. 2008 Gjysmëfinale
* = Mori pjesë si ish-Bashkimi Sovjetik

Rusia në Euro 2008

Gola të shënuar: 7
Gola të pësuar: 5
Gjuajtje në total: 79
Goditje nga këndi: 38
Kartonë të verdhë: 8
Kartonë të kuq: 0
Pasa në total: 1783
Pasa të kompletuar: 73%

Reali mbulon me ar Ronaldon

Reali mbulon me ar Kristiano Ronaldon. 95 milionë euro për pesë vjet, plus të drejtat e marketimit të imazhit të yllit portugez.
Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Ronaldo do të prezantohet te Reali i Madridit, më 7 korrik, thuajse një javë para se madrilenët të nisen për në Shtetet e Bashkuara (14 korrik). Pak ditë më par Kristiano Ronaldo bleu një mega-jaht me një vlerë prej 12.5 milionë eurosh për të shëtitur në plazhet më të bukura të Mesdheut të fejuarën e tij, Nereida Gajardo. Portugezi ka porositur së fundi edhe dy supermakina në modelin e David Bekamit Parkingu personal i Kristianos numëron një Bentley Continental (rreth 190 mijë euro), me siglen CR7 dhe një Porsche 911 Turbo Cabriolet (më shumë se 100 mijë euro).

26 Qershor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›