E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, kapen 2 shqiptarë, shpërndarës kokaine

MARTINSICURO – Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike.
Valmir Bregu 39 vjec dhe Artur Kulli 27 vjec u arrestuan në Martinsicuro (Teramo) falë hetimeve operative që karabinierët kryen duke patur parasysh precedentët penalë që kishte njëri prej tyre.
Në momentin e kapjes shqiptarëve iu gjet 50 gram kokainë. Në vitin 2008 Valmir Bregu u arrestua pasi ju gjet 800 gramë kokainë dhe ndaj tij nisi një proces gjyqësor. Të dy shqiptarët u dërguan në burgun e Castrogno ku dhe pritet të jepet masa e arrestit.

(d.b/Corriere/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›