Verifikimi i mandateve, Bogdani: Gati nesër, Berisha Kryeministër mbarëshqiptar
Deri nesër para nisjes së seancës së radhës parlamentare Komisioni i Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve do të ketë gati raportin për tia paraqitur Kuvendit, hap ky që pason betimin e 140 deputetëve të legjislaturës së re. Gerti Bogdani, një prej 46 deputetëve të PD, por dhe anëtar i këtij Komisioni deklaroi për Ora News se gjithcka po shkon normalisht, ku ashtu si parlamenti edhe Komisioni ishte i plotë, nuk kishte bojkot. Zoti Bogdani ka ndarë dhe përshtypjet lidhur me seancën e mbajtur pasditen e sotme.
Zyrtarisht seanca e sotme shënoi rrotacionin politik dhe nisjen e debatit, sa i përket debatit parlamentar dhe politikës parlamentare. Nuk është se debati politik i ka lënë të qetë shqiptarët edhe gjatë sezonit të pushimeve. Ajo që më bëri përshtypje është fakti se në terësi fjalimi i zotit Dokle nuk u duartrokit nga deputetë të mazhoancës. Në një pjesë të fjalimit të tij ai nënvizoi se është një parlament që fillon ndryshe nga të tjerët, pa bojkot. Këtë ndryshimi e sjell e djathta dhe PD. Sot ishte vetëm një ceremoni hapjeje. Ishte e interesante të shikoje zotin Rama në parlament. Kam përshtypjen se do japë dorëheqjen e mandatit me zgjedhjen si Kryeministër, megjitahtë mbetet për tu parë nëse do e bëjë. Sa i përket Komisionit, ka një limit kohor, deri nesër para seancës parlamentare duhet të kemi përfunduar punën tonë. Relacioni i përcillet më pas kuvendit dhe bëhet dhe betimi i deputetëve. Kësaj here komisioni ishte i plotë, nuk pati debate tha ai.