E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ta Pastrojmë Kosovën”, nesër në ora 10:00

Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” ka bërë të gjitha përgatitjet e planifikuara për aksionin e nesërm të 24 Majit.

Sipas drejtuesve të kësaj iniciative, Kompanitë e angazhuara do të jenë nëpër pikat e pastrimit para orës 10:00 së bashku me koordinatorët e grupeve lokale dhe përfaqësuesit e institucioneve të komunave përkatëse.

Aksioni fillon në ora 10:00 në të gjitha komunat njëkohësisht, në Prishtinë do të fillojë nga lagja “Arbëria” lokacioni afër varrezave rruga “Hys Popova”.

Hapjen e aksionit do ta bëjnë edhe përfaqësuesit e institucioneve qendrore dhe organizatave ndërkombëtare, Ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë Ramë Buja, Ambasadori i OSBE-së në Kosovë Jean-Claude Schlumberger , Osnat Lubrani, Koordnatore e agjencive të OKB-së për zhvillim në Kosovë, Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë Jan Braathu etj.

“Janë shpërndarë të gjitha mjetet logjistike nëpër të gjitha komunat dhe bazuar në këtë shpresojmë që kemi prekur ndërgjegjen e qytetarëve dhe ata të marrin pjesë në mënyrë masive në aksion. Presim që aksionit ti bashkëngjiten rreth 100.000 vullnetarë nga i tërë vendi”, bëjnë të ditur drejtuesit e Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën”. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›