Dënohet me 5 vite burg për 5.9 gramë hashash

Gjykata e Tiranës dënon me 5 vite burg një studente 20-vjeçare të akuzuar se mbante me vete 5.9 gramë hashash. Sasia e drogës i është gjetur studentes me vete në vitin 2012, kur ajo ishte gjimnaziste.
Pak ditë më parë, e pandehura Emanuela L. është deklaruar fajtore për akuzën e “prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”. Në vendimin e gjykatës zbardhur nga gazeta Panorama thuhet se para oficerëve të Policisë Gjyqësore ajo ka rrëfyer se sasia drogës ishte e vëllait të saj, i cili ishte përdorues./Indeksonline/