E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, konferencë për 10 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit

Në Ohër sot fillon Konferenca dyditore me rastin e 10 vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, e organizuar nga sekretariati qeveritar për implementimin e kësaj marrëveshje. Hapja e Konferencës do të bëhet nga presidenti i vendit, Gjorgje Ivanov si dhe zëvendëskryeministri Musa Xhaferi. Në konferencën që do të nis pasdite, do të mbajnë fjalime kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, zëvendës-ndihmës sekretari amerikan Riker, ndërmjetësi amerikan i marrëveshjes, Xhejms Pardju dhe ndërmjetësi Alen Lerua, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti si dhe kryetari i LSDM-së, Branko Cervenkovski. Ndërkohë në konferencën e ditës së nesërme do të diskutojnë udhëheqësi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Ralf Bret, ambasadori i BE-së, Piter Sorensen, ambasadori britanik Kristofer Ivon, Përfaqësuesi i posaçëm i BE-së dhe ICO në Kosovë, Piter Fejt si dhe ministri i jashtëm Nikolla Popovski. Marrëveshja e Ohrit u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001, duke i dhënë fund konfliktit të armatosur gjashtëmujor në Maqedoni.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›