E Shtunë, 31 Tetor 2026

Veriu shtohet numri i njerezve ne barrikada


Nata në veri ka kaluar qetë dhe pa ndonjë incident, ndërsa është vërejtur numër i shtuar i atyre që qëndrojnë pranë barrikadave për shkak të prezencës edhe të studentëve nga Serbia, të cilët kanë filluar studimet e tyre në universitetin në veri të Mitrovicës.

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se kujdestaritë pranë barrikadave po zhvillohen sipas orarit të caktuar nëpër organizatat e ndryshme të komunave veriore të vendit ku ata punojnë.

“Njerëzit kanë ngritur tenda pranë barrikadave dhe kanë futur stufa për ngrohje brenda, ndërkohë që janë të vendosur të qëndrojnë nëpër këto pika edhe gjatë dimrit, deri sa të largohen doganierët dhe policët e Kosovës nga pikat kufitare”, citojnë burimet të kenë thënë disa nga ata të cilët qëndrojnë nëpër këto tenda.
 
Ndërkaq, vazhdojnë burimet, qarkullimi në drejtim të Serbisë dhe anasjelltas po zhvillohet përmes rrugëve alternative.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Malmstrom: Vizat, Kosova hap përpara
Komisionerja evropiane për Cështjet e Brendshme, Cecilia Malmstrom ka deklaruar se Kosova ka bërë progres në negociatat me BE-në për liberalizimin e vizave. Kosovë, nis viti i ri akademik
Në Kosovë nis viti i ri akademik i studimeve. Me këtë rast presidentja kosovare Atifete Jahjaga tha se Universiteti i Prishtinës, që nga themelimi ka qenë sinonim i Kosovës së re, që sipas saj synon vlerat e civilizimit bashkëkohor.
Rexhepi: Do të heqim barrikadat
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Bajram Rexhepi i ka quajtur paradoksale barrikadat e serbëve në Veri të Kosovës, pasi sipas tij këto barrikada vështirësojnë më tepër jetën e komunitetit serb se sa të insitucioneve të Pritshtinës. VV: 13 pika për Veriun
Enver Zymeri, polic i njësisë speciale të Kosovës nuk është vrarë nga snajperë, por nga afër. Kështu pohojnë në Lëvizjen Vetëvendosje, ku kanë vënë në dyshim këtë version, meqë sipas tyre polici Zymeri është vrarë nga afërsia me armë automatike nga një pritë e kriminelëve serbë. Thaçi: Gati të takoj krerët e Serbisë
Në një intervistë të dhënë dje për Zërin e Amerikës, kryeminisri i Kosovës Hashim Thaçi, u shpreh i gatshëm për takime me krerët e Serbisë.

Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›