E Diel, 1 Nëntor 2026

Bulku Nuk futemi ne fushe te mundur


Me dëmtimin e pësuar në skuadrën e tij, AZAL Baku, Ervin Bulku ishte në dyshim serioz për sfidat e fundit kualifikuese në Euro 2012 me Francën dhe Rumaninë.

Por trajneri Josip Kuzhe ka vendosur ta nxjerrë në konferencë për shtyp, duke lënë të nënkuptohet se mesfushori do të jetë një prej shtyllave të skuadrës në “Stade de France”. Me blutë, Bulku kërkon të harrohet disfata me Luksemburgun dhe bën thirrje se Shqipëria mund të përsërisë barazimin historik me Portugalinë në Botërorin 2010.

Si është atmosfera në Kombëtare pas dy ndeshjeve zhgënjyese?

Realisht nuk e prisnim gjë ngjarjet të shkonin kështu. Megjithatë, tani duhet ta hedhim pas shpine atë që ndodhi dhe të shikojmë përpara, nga sfidat që na presin.

Të premten Shqipëria luan në Francë, por ka 6 mungesa të rëndësishme…

Duhet të pajtohemi me këtë realitet. Në Kombëtare edhe mungesa e një lojtari është e rëndësishme dhe jo më që po flasim për 6 lojtarë të padisponueshëm. Gjithashtu, edhe morali nuk është ai i ndeshjeve të kaluara, por shpresojmë që trajneri të gjejë zgjedhjet e duhura dhe t’i kalojmë me sukses këto dy sfida.

A ka shanse Shqipëria të bëjë surprizën?

Po ju kujtoj një episod: në edicionin e kaluar luajtëm në Portugali, pasi më parë humbëm në Hungari. Mediat portugeze, por edhe ato shqiptare, prisnin një goleadë të luzitanëve, megjithatë ndodhi e kundërta. Ata jo vetëm që nuk shënuan, por me zor morën një pikë. Asnjë ekip nuk futet në fushë si i mundur; përndryshe nuk do të zbriste fare në fushë. Në futbollin e sotëm diferencat nuk janë të mëdha dhe shpresojmë të arrijmë një rezultat pozitiv.

Kur nuk ka eufori, Kombëtarja bën gjëra të mira. Çfarë mund të presim në dy ndeshjet e mbetura të Euro 2012?

Ne nuk jemi ekip euforik. Ky ekip ka qëndruar me këmbë në tokë, për ne të gjithë kundërshtarët janë të njëjtë dhe të fortë. Nuk jemi ndonjë ekip i madh që të jemi euforikë.

Sa e ndihmon Shqipërinë fakti që në Francë nuk ka asgjë për të humbur?

Absolutisht nuk shkojmë në Francë si favoritë, por nuk mund të pësojmë humbje të thella si në të kaluarën. Duhet të zhvillojmë lojën tonë, të bëjmë gjërat që kemi bërë në dy vitet e fundit. Kemi qenë protagonistë të disa ndeshjeve të bukura, ashtu sikurse jemi paraqitur edhe dobët, si në rastin e Luksemburgut. Por Kombëtarja nuk duhet të ngrihet në qiell kur fiton dhe të gozhdohet kur humbet. Kërkohet një analizë më e thellë dhe kjo duhet të bëhet sapo të mbarojnë ndeshjet në grup.

Mendoni se në këto kualifikuese kemi marrë atë që meritonim, pra që renditja e Grupit D është e drejtë për të gjitha skuadrat?

E them me bindje se renditja do të kishte qenë e ndryshme nëse do të kishim fituar në Luksemburg. Në momentet që flasim do të kishim 11 pikë dhe në ndeshjet e fundit presim Rumaninë në fushën tonë: me një fitore do të linim poshtë dy skuadra. Kurrsesi nuk duhej ta kishim humbur ndeshjen në Luksemburg, por kjo tashmë ka ndodhur dhe nuk mund ta ndryshojmë. Të gjithë në radhët e Kombëtares kemi qenë të zhgënjyer.

Ervin, vini nga një dëmtim dhe ishit seriozisht në dyshim. A do të jeni gati për sfidat me Francën dhe Rumaninë?

Gjendjen time do ta vlerësojmë në ditët në vazhdim me stafin mjekësor. Për momentin nuk mund të them asgjë me siguri, por shpresojmë të bëjmë më të mirën.

if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga futbolli Pabi britanik gjunjëzon Premier League
Një pab i njohur në Angli ka fituar betejën e fortë ligjore për të transmetuar ndeshjet e Premier League duke përdorur një dekoder të huaj televiziv. Bakaj: Ta sulmojmë Francën, s’kemi ç’të humbasim
Franca duket se do të jetë momenti i Elis Bakajt për të fituar një bluzë titullari. Mesfushori i Dinamos së Bukureshtit, i cili po kalon një formë të mirë në kampionatin rumun, mund të jetë zëvendësuesi i parë i Ervin Skelës, i cili duket se e ka mbyllur tashmë eksperiencën e tij me Kombëtaren kuqezi. Teuta fiton ndaj Bylisit
Teuta harron shumë shpejt humbjen me Vllazninë në Shkodër, pasi arrin të fitojë përballë një kundërshtari shumë të fortë të këtyre javëve të para të Superligës si Bylisi.
Cana: Në Firence, fitore e madhe
Megjithëse qendroi për 90-të minuta në stol, Lorik Cana shprehet i lumtur për fitoren 2-1 të Lacios në Firence. Franca, pa Benzema ndaj Shqipërisë
Sulmuesi i Realit të Madridit, Karim Benzema dhe mbrojtësi i djathtë i Arsenalit, Bakari Sanja, nuk do të jenë të gatshëm të zbresin në fushë për Francën të premten ndaj Shqipërisë.


Lajmet kryesore

Aleanca Kuqezi: Abuzime gjatë censusit
"Regjistrimi, proces antikushtetues"
Eurozona shtyn vendimin për Greqinë
"Qeveria s’kontrollon evazionin"
Itali, familja Kercher e indinjuar
DioGuardi: Shqiptarët në Greqi të diskriminuar

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›