Napoli, në pesëshen e parë

“Moduli i ri nuk do të jetë problem, sepse e dimë atë. Mendoj se mund të përshtatem në më shumë role, si mesfushor qendror ose prapa sulmuesve. Skuadra është e njëjta nga sezoni i kaluar, ka shkuar vetëm Lavezzi. Objektiv yni është që të arrijmë ndër 5 të parat dhe ndoshta të rikthehemi në Champions”, deklaroi përfaqësuesi zviceran. “Por, nuk heqim dorë as nga Europa League. Madje, ta fitojmë këtë trofe do të thoshte sikur ta fitonim një Scudetto”, ka shtuar Xhemajli.
Ai i ka lënë prapa problemet fizike dhe tash është i gatshëm ta marrë një vend titullari. “Tash i njoh më mirë shokët e skuadrës, fizikisht jam mirë dhe duhet të luaj më mirë se sezonin e kaluar. Sidoqoftë, t’i kem 40 paraqitje në këmbët e mia në vitin e parë në Napoli, nuk janë pak”, shtoi ai. Mesfushori shqiptar mungoi në ndeshjen e Superkupës së Italisë për shkak të suspendimit. Ai u ndie i mllefosur që nuk mundi ta ndihmonte Napolin në Pekin, në humbjen 4:2 nga Juventusi.