Nje dhurues sperme per Aniston
Ne moshen 38-vjecare, aktorja e famshme Xhenifer Aniston kerkon nje dhurues sperme, per te pasur me ne fund nje femije. Sipas disa burimeve prane saj, ish-gruaja e Bred Pit ka menduar qe dhuruesi te jete nje nga te njohurit dhe miqte e saj. "Bukuri, inteligjence dhe personalitet" jane disa prej karakteristikave qe ajo kerkon nga ky dhurues. Kandidatet per kete "post" duket te jene i dashuri i saj aktual, Jason Lewis, ose dy ish-et: Paul Sculfor dhe Vince Vaughn. Aktorja e konsideruar nje seks-simbol, pavaresisht se gezon nje forme thuajse perfekte trupore, ka pranuar se ka veshtiresi qe te krijoje nje marredhenie te qendrueshme dashurie. "Ndihem si Brixhet Xhons", - ka pohuar protagonistja e "Friends" per revisten "Look", duke pranuar haptazi se e ka vuajtur shume ndarjen me Bred Pit. Pas divorcit me te, aktorja pati nje histori me nje tjeter koleg, Vince Vaughn. Por pas perfundimit te lidhjes edhe me te, Xhenifer ka koleksionuar nje seri flirtesh aspak te rendesishme. Per kete arsye, 38-vjecarja po mendon seriozisht qe te kete nje femije, i cili mbase do te mbushe boshllekun e saj shpirteror. Keshtu nevojitet nje dhurues sperme, per ta ndihmuar ate te realizoje endrren per t'u bere mama. Mbase pastaj dashuria do te vije vete.