Vërshëllejeni Zemanin

Sulmuesi i Juventusit, Mirko Vucinic ka pranuar se nëse do të ishte në vend të tifozëve të Bianconerëve do ta vërshëllente trajnerin e Romës, Zdenek Zeman në duelin e skuadrave të shtunën mbrëma në Torino.
Zeman është figurë e padëshiruar në Juventus duke pasur parasysh sulmet e tij të vazhdueshme në drejtim të gjigantit torinez. “Do ta vërshëlleja”, u përgjigj Vucinic në pyetjen e të përditshmes italiane La Stampa se si do ta priste Zemanin nëse do të ishte tifoz në stadium.
“Por, unë si futbollist do të përshëndetem me të sepse i kam borxh shumë”, përfundoi Vucinic i cili punoi nën urdhrat e Zemanit në Lecce.