E Shtunë, 31 Tetor 2026

Cardozo mund të braktis Benficën

Në skadim të kontratës më 2014, sulmuesi Oscar Cardozo mund të largohet nga Benfica në fund të këtij sezoni, kanë njoftuar mediet portugeze të premten.

Ylli paraguaian kërkohet nga disa prej klubeve të mëdha evropiane përfshirë kampionin e Italisë, Juventus. Mirëpo, pengesë kryesore për blerjen e tij është dëmshpërblimi në kontratën e tij me Benficën që kap shifrën prej 60 milionë eurosh.

Klubi portugez ka insistuar se nuk do të nis bisedimet para se ndonjë palë e interesuar të shpreh gatishmëri të paguajë shumën e lartpërmendur.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›