E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vërshime në komunën e Klinës

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:28

Të reshurat atmosferike të borës dhe të shiut, si dhe shkrirja e borës, kanë bërë që niveli i ujërave të rritet në komunën e Klinës.

Kjo gjendje e krijuar ka rrezikuar disa shtëpi, rrugë dhe toka bujqësore. Në fshatin Drenovc janë përmbytur tri shtëpi të familjes së Agushëve, ku janë shkaktuar dëme materiale, duke i dëmtuar edhe rezervat ushqimore të dimrit.

Gjendje e rëndë është edhe në fshatin Zajm, në shtëpinë e Nezir Foniqit, ku uji ka depërtuar brenda në shtëpi, duke përmbytur katin e parë komplet, gjërat ushqimore, si dhe dy makinat.

Uji ka depërtuar në oborret e shtëpive në fshatrat Resnik dhe Grabanicë. Po ashtu, janë dëmtuar edhe shume rrugë, si rruga për në fshatin Dush, Deiq dhe aksi rrugor Klinë-Skenderaj.

Po ashtu nga rritja e nivelit të ujit janë përmbytur edhe tokat bujqësore si dhe kompleksi i hotelerive "Drini" dhe "Guri i Zi".

Drejtori i Shërbimeve Publike, Esat Raci, ka dalë në vendin e ngjarjes duke i parë për se afërmit këto dëme të shkaktuara nga vërshimet.

Komisioni për vlerësime të dëmeve i përbëre nga Elmi Krasniqi, Kamer Raci si dhe Rexhë Millaku, do të dalë nesër në terren për të bërë vlerësimet e dëmeve të shkaktuara nga reshjet e fundit në këtë komunë, njofton Samije Gjergjaj, zyrtare për Informim e Kuvendit Komunal në Klinë.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›