Chelsea pas Modricit

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:54
Luka Modric është objektivi kryesor i Chelseas për transferim, sipas Zdravko Mamicit, nënkryetar i ish-klubit të reprezentuesit kroat, Dinamo Zagreb.
Modric konsiderohet si njëri prej mesfushorëve kreativë më të mirë në Premierligë, ndërsa menaxheri i Chelseas, Carlo Ancelotti besohet se kërkon përforcime në mesfushë pas largimeve të Joe Coles dhe Michael Ballackut, gjatë verës.
“Kam drekuar me Ancelottin. Isha krenar kur dëgjova atë që ka për Modricin. Luka është në krye të listës së tij, zgjedhja e parë sa u përket përforcimeve të reja”, tha Mamic për The Sun.