E Diel, 1 Nëntor 2026

Berbatov, më i miri i Bullgarisë

Nga Express më 21 dhjetor 2010 në ora 17:52

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Dimitar Berbatov është votuar futbollisti më i mirë bullgar për vitin 2010, për rekord herën e shtatë ka njoftuar Federata bullgare e futbollit.

Berbatov 29 vjeç, i cili muajin e kaluar shënoi pesë gola në fitoren e Manchester Unitedit ndaj Blackburn Rovers 7-1, kishte fituar çmimin edhe më 2002, 2004, 2005, 2007, 2008, dhe 2009. Përforcimi i ri i Gaziantepsporit, Ivelin Popol doli i dyti, i përcjellë nga portieri i Twentes, Nikolay Mihaylov.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›