E Diel, 1 Nëntor 2026

Shiu i pare i vjeshtes permbyt fshatrat e Shkodres

Dhjetera shtepi dhe siperfaqe te medha toke jane gdhire te mbuluara nga uji dje

Kane mjaftuar 24 ore shi qe ne Qarkun e Shkodres te rishfaqen permbytjet. Prurjet e shumta te lumit Kir kane krijuar probleme serioze ne fshatin Bardhaj te Shkodres. Rreth 20 shtepi te kesaj zone jane permbytur. Ne to niveli i ujit ka arritur ne nje meter ndersa ne rreth 50 shtepi te tjera ka prezence uji. Nderkohe jane dhjetera hektare toke ne kete zone qe jane permbytur nga uji. Sipas banoreve te zones niveli i ujit ka nisur te rritet rreth ores 0430 te mengjesit te se merkures duke bere qe dhjetera shtepi te izolohen nga uji. Nje nga banoret e zones Gezim Mesi tregon per gazeten Shqip Ndodhemi ne nje situate teper te veshtire. Uji ne banesen time ka arritur ne 80 cm kemi frike te qendrojme ne shtepi. Kam nxjerre femijet dhe gruan nga banesa qe prej ores 0400 te mengjesit. Kemi qendruar ne rrugen e fshatit nga frika se mos ndodh ndonje katastrofe. Strukturat shteterore te ushtrise dhe policise duhet te kishin ardhur ne zone pasi jemi ne situate vertet serioze. Nuk e dime se si do behet me ne. Kemi frike te futemi ne shtepi. Ka rene shi vetem 24 ore dhe ne po permbytemi nuk dime se si do behet gjate diteve ne vazhdim. Shirat sapo kane nisur dhe dimri eshte perpara. Nderkohe kryetari i Komunes Rrethina qe mbulon edhe fshatin Bardhaj Gezim Hardolli tha se po merren te gjitha masat per te perballuar situaten Ne oret e para te mengjesit situata ka qene teper e veshtire per shkak te reshjeve te shiut qe kane rene me intensitet te larte. Kemi kontaktuar me drejtuesit e prefektures ku dhe ndodhet komisioni i emergjences civile dhe do te bejme cdo gje per tu ardhur ne ndihme banoreve dhe per te normalizuar situaten. Por pavaresisht se gjate pasdites niveli i ujit nuk ka pesuar rritje lumi Kir eshte fryre ne menyre te frikshme nga prurjet e shumta duke ngjallur frike mes banoreve te zones.

Nenshkodra

Pavaresisht se intensiteti i reshjeve ka rene ndjeshem ne zonen e Nenshkodres kane nisur te permbyten siperfaqe te tera toke. Uji ka arritur ne dhjetera banesa ne kete zone. Me problematike eshte situata ne fshatin Berdice qe ndodhet prane rruges nacionale Shkoder-Tirane. Ne kete zone niveli i ujit vetem per pak centimetra nuk ka dale ne rruge.

Te mbuluara nga uji jane dhe siperfaqe toke te Komunes Bushat qe ndodhen buze lumit Drin. Nderkohe qe jane mbuluar nga uji dhe dhjetera hektare toke ne fushat qe ndodhen mes Komunes Velipoje dhe Dajc ne vendin e quajtur Ura e Dede Gjo Lulit. Nje nga banoret e fshatit Berdice thote se uji ka arritur deri ne 50 cm dhe per momentin nuk ka depertuar neper banesa. Situata eshte renduar krejt papritur dhe duhet te nderhyhet sa me shpejt per te shmangur demet e ketij fillimviti ku zona u permbyt disa here brenda dy muajsh. Nderkaq situata paraqitet problematike per faktin se pak nga pak me dhjetera shtepi po rrethohen nga uji duke shtuar friken e nje permbytjeje masive.

Rruga nacionale

Pervec fshatit Bardhaj nga permbytjet ne Qarkun e Shkodres eshte perfshire dhe rruga nacionale Shkoder-Hani i Hotit e cila qe ne oret e para te mengjesit te djeshem ka qene e bllokuar. Prurjet e shumta nga perroi i Vrakes e kane bere rrugen te pakalueshme.

Bllokimi ka ndodhur ne vendin e quajtur Ura e Vrakes ku per shkak te rikonstruksionit te rruges ura eshte prishur dhe per momentin eshte e pakalueshme.

Ne dy anet e rruges jane krijuar radhe te gjata automjetesh dhe kamionesh qe kalojne transit neper territorin shqiptar per te shkuar ne Mal te Zi. Nje nga shoferet e kamioneve tha se Problemi yne eshte se jemi transit dhe e kemi kohen e limituar. Nuk mund te qendrojme gjate ne territorin shqiptar pasi ne te kundert gjobitemi. Strukturat perkatese duhet te marrin masa per te vene ne levizje qarkullimin dhe te mos pengojne me gjate kalimin tone per ne Mal te Zi. Per momentin eshte duke u perdorur nje rruge dytesore fshati per te bere te mundur qarkullimin e automjeteve te vogla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›