E Diel, 1 Nëntor 2026

Lufta per territore perleshje ne guroret e Tomorit

Skrapar

Nderhyrja ne territorin e nxjerrjes se gurit dekorativ ne fshatin Novaj te rrethit te Skraparit eshte bere shkak qe pronaret te grinden mes njeri-tjetrin duke mos kursyer as perdorimin e mjeteve te forta ndaj njeri-tjetrit. Grindja qe eshte shoqeruar me lendime mes pronareve dhe punetoreve te nxjerrjes se gurit dekorativ ka ndodhur gjate pasdites se te martes ne fshatin Novaj nderkohe qe policia e Corovodes ka nisur tashme hetimet e kesaj ngjarjeje. Burime prane Policise se Corovodes bejne me dije se pasditen e djeshme eshte marre informacioni per nje grindje te ndodhur ne fshatin Novaj ne territorin e karrierave te gurit. Menjehere pas marrjes se ketij informacioni ekspertet e policise kane udhetuar drejt fshatit Novaj ku eshte mesuar se Besnik Ahmetbejasi pronari i firmes Niku ishte grindur me pronarin e nje firme tjeter grindje gjate se ciles jane perdorur mjete te forta te rastit dhe jane lenduar disa punetore. Pronari i firmes mesohet se ndersa kryente nje inspektim ne territorin e percaktuar si territori i tij i punes kishte konstatuar se punetoret e nje firme tjeter kryenin aktivitetin e nxjerrjes se gurit dekorativ. Ai i ka kerkuar shpjegime pronarit te firmes tjeter Hismet Qama. Mes dy pronareve mesohet se ka nisur grindja gjate te ciles kane nderhyre dhe punetore te dy firmave duke qelluar ndaj njeri-tjetrit me mjete te forta. Si pasoje e kesaj grindjeje tre punetore te dy firmave kane perfunduar ne spitalin e qytetit te Skraparit ku kane marre ndihmen e pare nderkohe qe dy pronaret e firmave jane shoqeruar ne polici.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›