Kurti: Po na trajtojnë sikurse Afganistanin

Ai ka theksuar se nuk është kundër të gjithë ndërkombëtarëve, porse është kundër ndërkombëtarëve, si atë të EULEX-it, që, sipas Kurtit, i kanë të gjitha kompetencat.
“Ata janë mbi institucionet e Kosovës, ata vendosin për ne, kurse kurrë nuk kanë qenë të zgjedhur! Unë gjithashtu i fajësoj ata për menaxhimin e krizës në mënyrë afatshkurtër, pa menduar asnjëherë në afate më të gjata. Ata na trajtojnë sikurse Afganistanin”, ka thënë lideri i “Vetëvendosje” , transmeton Albinfo.ch
Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti, në këtë të intervistë, thotë se “Qeveria është e korruptuar” dhe se drejtuesit e saj po “privatizojnë në mënyrë të shfrenuar” dhe se nuk shpjegojnë arsyet “e këtyre privatizimeve, aq më pak se çfarë janë përfitimet”. Edhe pse e konsideron të rëndësishëm liberalizmin e vizave, ai vlerëson se “edhe nëse ne fitojmë liberalizimin, njerëzit do të qëndrojnë këtu, e ne kemi nevojë të përmirësojmë kushtet e tyre të jetesës! Është si të jesh në një anije që rrezikon të fundoset dhe në vend të riparimit të saj, të propozoni bileta të barkave për të ikur dhe mbijetuar”.
Sipas Kurtit problemi në negociatat me Beogradin qëndron në atë se Serbia ende na konsideron si një krahinë! Ajo kurrë nuk ka kërkuar falje, e as ka paguar për dëmet ... Normalizimi i marrëdhënieve do të jetë i mundshëm vetëm nëse Serbia ndryshon, dhe jo Kosova”.