Ish-të përndjekurit lidhen me zinxhir para Kuvendit, kërkojnë dëmshpërblimet
TIRANE – Një grup ish-të përndjekurish politikë u mblodhën sot përpara Parlamentit, për të protestuar për mosmarrjen e kësteve të dëmshpërblimit për vitet e burgut. Disa prej tyre u lidhën me zinxhirë në hyrje të Kuvendit, në shenjë proteste për mosreagimin e qeverisë.
Policia ndërhyri për të shpërndarë protestuesit, të cilët kishin bllokuar hyrjen e Kuvendit, ndërkohë që pritej të niste seanca plenare, e cila ka në fokus një ndër çështjet më të debatuara të ditëve të fundit, zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së të propozuar nga LSI-ja.
Ndërkaq ish-të përndjekurit paralajmëruan përshkallëzim të protestave, në rast se nuk do të ketë asnjë reagim nga qeveria.
“Nuk kemi marrë këstet që na takojnë me ligj. Qeveria të mos na detyrojë të kalojmë në ekstremitet”,- deklaroi ish-i dënuari, Skënder Tufa.
(er.nu/BalkanWeb) Lidhje te tjera FOTO: Ish të përndjekurit lidhen me zinxhir para Kuvendit, kërkojnë dëmshpërblimet