E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real nuk arrin ta mund Dortmundin

Borussia Dortmund nuk shkoj në Real Madrid për të humbur dhe kjo u pa që në minutat e parë të takimit.

Kampioni gjerman edhe në ndeshjen e dytë është treguar se është një kockë e fortë për kampionin spanjoll.

Ishte sulmuesi Robert Lewandowski i cili bëri një krosim perfekt Marco Reus dhe ky i fundit nuk gaboi duke shënuar një gol të bukur me kokë.

Reali u ngjall pas këtij goli dhe gjashtë minuta më vonë ishte mbrojtësi Pepe ai që e barazoi rezultatin pas një harkimi nga gjuajtja e lirë e Ozil.

Por, Borussia nuk u dorëzua. Në minutat shtesë të pjesës së parë Mario Gotze pranoj një top nga Kevin Großkreutz dhe pasi bëri një driblim të bukur ai goditi topin, por Arbeloa ishte ai që e dërgoja atë në rrjet dhe kështu u rikthye avantazhi në të mirë të Dortmundit.

Pjesa e dytë nisi me sulme të pareshtura të Realit por edhe me Dortmundin i cili nuk dinte të dorëzohej dhe sulmonte me kundërsulme.

Ronaldo disa herë u tregua i rrezikshëm nga gjuajtjet e lira por nuk arriti që të bëj asgjë që t’i ndihmoj skuadrës së tij por e tëra çfarë u bë në këtë ndeshje ishte goli i barazimit nga Mesut Ozil në minutën e 89.

Por minutat shtesë nuk i hynë në punë Realit për fitore dhe ndeshja përfundoj me rezultat 2-2.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›