E Diel, 1 Nëntor 2026

Vesterevelle:Territori i Kosovës nuk vihet në pikëpyetje

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, tha se për Gjermaninë, integriteti territorial i Kosovës nuk ka dyshim.

“Për ne integriteti territorial i Kosovës nuk vihet në pyetje”, tha Vestervelle, pas takimit të mbrëmshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Ai gjithashtu theksoi se, rrjedhimisht, me rastin e vendimit për dhënien e statusit ose jo të vendit kandidat për Serbinë, “do ta shqyrtojmë edhe këtë çështje” dhe shtoi se “nga ata që dëshirojnë të hyjnë në BE presim bashkëpunim,e jo konfrontim”.

Ministri Vestervelle ka theksuar gjithashtu se edhe vendet anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk e vënë në pikëpyetje integritetin territorial të Kosovës dhe se edhe ato vende theksojnë  “se konfliktet nuk mund të zgjidhen me përleshje, por me bashkëpunim”.

“Unë kam qenë atje dhe e kam parë situatën”, tha ministri i jashtëm gjerman dhe shtoi se “dhunën nuk guxojnë ta mbështesin ata që dëshirojnë në BE”.

Sa i përket Serbisë, ministri gjerman Vestervelle ka theksuar se në mesin e kushteve për integrim në BE, janë edhe marrëdhëniet e mira fqinjësore me Kosovën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›