Protestat per Kuranin 6 te vdekur
Të paktën 6 persona janë vrarë dhe dhjetra të tjerë janë plagosur gjatë protestave në Afganistan që shpërthyen pas djegies se disa kopjeve të Kuranit në një bazë ajrore amerikane. Një person u vra në Kabul, një në qytetin lindor të Xhalalabad dhe 4 në provincën Parvan. Protestuesit në Kabul bërtisnin “Vdekje Amerikës” dhe kanë hedhur gurëe nëe kampin “Feniks” në bazën kryesore amerikane në qytet. Policia ka përdorur topa me ujë për të shpëndarë turmën.