E Shtunë, 31 Tetor 2026

Argjentine aksident i rende hekurudhor

 40 persona kanë humbur jetën dhe 550 të tjerë rezultojnë të plagosur në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në një stacion në Buenos Aires në Argjentinë. Sipas mediave lokale një tren pasagjerësh është përplasur me një pengesë të stacionit, ndërsa udhëtonte me një shpejtësi prej  26 km/orë. Makinisti më pas nuk ka mundur të ketë nën kontroll trenin, për shkak të mosfunksionimit të frenave. Tre vagonat e para rapotohet se kanë pësuar dëme më të mëdha. Po sipas mediave lokale në vagona ka akoma pasagjerë të bllokuar. Të mbijetuarit kanë thënë për kanalin TeleNoticias se shumë prej pasagjerëve u plagosën nga metali dhe xhamat. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë ambulancat dhe skuadrat e shpëtimit për tu ardhur në ndihmë të mbijetuarve. Kjo është tragjedia e dytë më e madhe e këtij lloji të ndodhur në Argjentinë. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›