Vetëdeklarimi i pasurisë brenda datës 30 prill
Brenda datës 30 prill 2012 qytetarët shqiptarë me një rrogë mbi 200 mijë lekë duhet të vetdeklarojnë të ardhurat në bazë të së cilave do të tatohen. Eksperti kontabël Sotiraq Dhamo sqaron se një nismë e tillë nuk është e re por tashmë është e detyrueshme.
Sipas Dhamos ata persona që marrin një rrogë deri në 800 mijë lekë do të kenë një zbritje të shpenzimeve ndërkohë që aplikimi i 10 përqindshit do të filloj mbi këtë kufi.
Në bazë të ligjit për deklarimin e të ardhuradheve parashikohet vetëdeklarimi i të ardhurave nga qytetarët, të bëhet për vitin fiskal 2011 për gjendjen e pasurisë që një qytetar ka zotëruar gjatë këtij viti.