E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bulqizë, minatorët kërkojnë rinisjen e punës

Minatorët e Bulqizës e nisin vitin e ri 2012 me protesta. 70 minatorë të zonës D në Bulqizë kanë sfiduar temperaturat e ulëta dhe kanë protestuar në hyrje të këtyre galerive në Bulqizë, për rifillimin e punës. Minatoret janë shprehur se po protestojnë për të drejtat e tyre, pasi nuk arritën të festojnë as festat e fundvitit për arsye se firma ACR nuk u ka shpërndarë pagat, siç parashikohej në marrëveshjen e nënshkruar.
Minatorët e zonës D nga ana tjetër kërkojnë nga ministria e ekonomisë dhe firma koncesionare ACR që te mos i mbajnë galeritë e bllokuara, ndërsa vijon të punohet në të zezë që prej datës 25 Korrik të vitit 2011.
Minatorët e zonës D shprehen gjithashtu se janë të vendosur që të hyjnë madje me forcë në ambjentet e galerisë në qoftë se ministria e ekonomisë nuk lëshon urdhërin e rifillimit të punës për minatorët e zonës D.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›