Vetedorezohet Qetsor Ferunaj Per ne shteti nuk ekziston

Fituesi i Big Brotherit Qetsor Ferunaj eshte vetedorezuar dje ne Drejtorine e Policise se Vlores pasi ka marre premtimin e drejtorit te saj Ylli Metko se mbi te nuk do te ushtrohet dhune. Mesohet se per te ishte nxjerre nje urdher-ndalimi dhe policia kishte shkuar ne shtepi per ta ndaluar por ai eshte larguar nga dritarja e baneses. Ne kete kohe blute kane bere thirrje madje sipas banoreve policia ka qelluar me arme kater here ne ajer por ai nuk eshte ndalur. Nderkohe pasditen e djeshme rreth ores 1630 ai eshte veteparaqitur ne polici teksa per te eshte vendosur edhe ndalimi.
Vete Qetesori banor i Dukatit eshte shprehur se banoret e zones se tij jane dhunuar nga policia. Ai deklaroi se goditja me gure ndaj bluve ka qene per vetembrojtje pasi ka qene vete policia qe i ka dhunuar. Ne kemi qene vetem per vetembrojtje dhe asgje tjeter. Vendosem per mosbindje civile pasi per ne nuk ekziston shteti i cili eshte dhe katalizatori dhe rregullatori i te gjithe kesaj situate qe eshte ne Dukat. Ne do te vazhdojme protestat deri sa pronat tona te jene te dukatasve deklaroi ai. Policia e cila e ndoqi bllokimin e rruges per rreth 30 minuta mengjesin e djeshem u vu ne ndjekje te Qetsorit si njeri prej protestuesve.
Ferunaj u shpreh se ishte habitur kur kater police e kishin ndjekur me makine dhe kishin tentuar ta arrestonin duke u futur ne banesen e tij. I jam larguar me vrap policise dhe njeri prej tyre ka nxjerre armen dhe ka qelluar kater here ne ajer per te me trembur. Une isha i detyruar te rrija i fshehur deri ne momentin qe mora garanci nga drejtori i policise se Vlores Ylli Metko qe nuk do te dhunohesha tha Ferunaj ndersa rreth ores 1630 te se premtes shkoi vete ne ambientet e policise ku edhe u mor ne pyetje lidhur me ngjarjet e se enjtes ku policia u perlesh me banoret e Dukatit dhe Orikumit. Mesohet se ai do te vazhdoje te rrije ne dhomat e paraburgimit.