E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zille Botuesit te mendojne per lexuesin

Drejtori i Panairit te Lajpcigut Oliver Zille tregon se libri shkon te lexuesi permes diskutimeve me autoret dhe njohjes se pervojave vetjake te te shkruarit. Media Nje mjet i kushtueshem


Ne diten e pare te Panairit Tirana 2010 ishte i pranishem drejtori i Panarit te Librit te Lajpcigut Oliver Zille. Ne kohen kur Zille mberriti ne Pallatin e Kongreseve rreth ores 11.00 grupe nxenesish te shkollave tetevjecare te rreshtuar nen kujdesin e mesuesve qarkullonin ne gjithe katin e poshtem te panairit. Kjo i la shije te mire drejtorit qe vinte nga Gjermania. Ne vendin e tij mosha e re eshte grupi kryesor qe botuesit synojne te arrijne. Ne nje bisede te shkurter Zille tregon se cilat jane mjetet qe duhen perdorur per terheqjen e lexuesve ne stendat e panairit cfare duhet tu ofrohet si te sigurohet lexuesi i qendrueshem.


Z. Zille sapo bete nje kalim te shkurter ne panair. pershtypje ju la
shte nje panair libri interesant. Plot jete i mbushur me njerez dhe eshte interesante te shohesh sesa femije nxenes te rinj e vizitojne dhe tregojne interes per librin. Duket pune profesionale.


Gjalleri dhe turma njerezish. Nuk shkakton lodhje
Ne Gjermani kemi dy tip panairesh libri. Panaire per publikun dhe panaire per profesionistet. Per shembull Panairi i Librit ne Frankfurt eshte nje panair per profesionistet per botuesit per perkthyesit per shitesit e librit ku diskutohet per te drejtat e perkthimit botimit.
Kurse Lajpcigu eshte nje panair per publikun. Shitesit vijne per te blere libra dhe publiku vjen per tu njohur me librat e rinj me tej i blejne. Jo ne panair por neper dyqane. Ky eshte nje panair per publikun dhe ka shume rendesi qe botuesit te promovojne libra ti cojne te lexuesi.


Preket nje ceshtje me rendesi. Cilat jane mjetet qe botuesit duhet te perdorin per te mberritur te lexuesi
Leximi duhet kultivuar. Duhet filluar nga femijet qe nga mosha 4-5 vjecare.
Pas kesaj moshe behet me e veshtire ti shtysh te lexojne. Nese nje i rritur nuk lexon eshte e veshtire ta ndryshosh kete gje. Ky eshte problemi kryesor qe ne kemi. Media i drejton femijet diku tjeter jo te leximi i librave.
Ne bashkepunojme me shkollat me mesuesit. Ata i sjellin nxenesit ne panair. Dhe
shtepite botuese gjermane japin shume para per te sjelle shkrimtaret neper shkolla ku zhvillohen lexime diskutime. I tregojne se cfare fshihet pas historise se librit si punon nje autor. Kete rol e ka edhe panairi i librit por ne nje forme tjeter. Ftohen autoret organizohen takime ku autoret flasin me teper rreth background-it te librit e bejne librin me terheqes permes historive rrefejne nga pervoja zhvillojne trajnime sesi mund te shkruhet nje liber u mesojne femijeve si mund te shkruajne librat e tyre. Nga pervoja jone jo te gjithe femijet por shumica e tyre u zgjohet interesi dhe me vone ata vijne vete ne panair vijne vete te libri me vendimin e tyre jo te mesuesve.


Pra panairi nuk eshte vetem vendi ku promovohet libri
Ne kemi edhe shume festivale te letersise per te promovuar librat e rinj. Ne Gjermani mund te botohen cdo vit 90.000 tituj te rinj do te thote nje numer shume i madh. Disa promovohen ne panair te tjere ne dyqane librash ose permes menyrave te tjera neper gazeta. Titujt kryesor promovohen ne media por per hir te se vertetes aty kushton shume.
Gjithashtu autoret zhvillojne seanca leximi udhetojne brenda e jashte vendit dhe lidhin kontrata me botuesit. shte nje mjet tjeter per te promovuar librin.


Ju jeni i ftuari i panairit edhe per nje arsye tjeter per tu takuar me autore shqiptare.
Sapo kam ardhur. Kjo eshte dita e pare. Une do flas me autoret por do te shoh njehere cilet mund te takoj ketu. Kam edhe nje takim me ministrin e Kultures per te shqyrtuar sesi mund ti organizojme forcat per te prezantuar Shqiperine ne Lajpcig. Ne kemi partnere qe lidhin marreveshje me autoret organizojne programe. Do te flas me autoret per te mesuar per tregun e librit situaten te njihem me veprat e tyre.


Keni ndonje emer ne mendje
Njoh Beqe Cufajn por ai eshte nga Kosova. Nga gjenerata e re nuk njoh shume autore. Duhet te njihemi me ta dhe ti prezantojme ne tregun gjerman te librit.


A mund te fshihen problemet pas qirase se larte
Per disa botues Tirana 2010 eshte panairi qe i ploteson kerkesat e tyre per te tjere panairi qe do te donin nuk ka aspak kete fytyre. Nazim Rrahmani autor dhe botues i entit Faik Konica ne Prishtine do te donte me shume metra katrore brenda nje salle te bollshme per te gjithe e me teper pjesemarrje botuesish. Pjesemarrje me te gjere kerkon edhe botuesi i Toena-s Fatmir Toci nje panair rajonal evropian apo nderkombetar. Kujton qe dikur kane marre pjese 120 shtepi botuese e tani kjo shifer zbret ne 80.


Veshtire te shkohet pertej ketyre interesave dhe te mendohet per nje tjeter lloj terheqjeje te publikut drejt diskutimit e autore dhe vepra.
Botuesja Flutura Acka thote se shtepia qe ajo drejton Skanderbeg Books kontaktet e lexuesit shqiptar me krijuesit i ka vendosur me kohe. E kam ftuar me letersi serioze ne menyre sistematike. Vitin e pare e te dyte lexuesi mund te kete pasur dyshime por kur kam sjelle letersi te mire ne menyre te vazhdueshme tani nuk kam perse ta ftoj me lexuesin ai vjen vete.


Ne nje grup opinionesh per panairin gjejme nje ze ndryshe. Vasilika Tafa botuese e Ombra GVG do te donte te ishte ne nje panair takimesh dhe ekspozimesh pa shitje ku te ftoheshin botues te huaj te ftoheshin agjenci te huaja. Aty do te seleksionoheshin tamam botuesit qe kane vizione per librin tregon Tafa dhe thekson se kjo do te donte nje sponsorizim dhe vemendje te organizmave kulturore.
Ndoshta edhe pak me shume dashuri per lexuesin. Sepse sic shihet problemet kryesore qe nxjerrin ne dukje botuesit nuk kane te bejne aspak me justifikimet se qiraja qenkesh rritur dhe se faturat qe u dashka te paguajne botuesit qenka problemi i problemeve.



Tirana 2010 fituesit
Fituesit e edicionit te 13-te te Panairit te librit Tirana 2010 u shpallen mbreme. Autori i Vitit eshte Irakli Kocollari me vepren Policia sekrete e Ali Pashes Perkthyesi i Vitit Jorgji Qirjako per shqiperimin e vepres Vallja e tim eti te Nikolas Papandreut Shkrimtari me i mire per femije Bardhyl Xhama per 3 Vellezerit Libri me i mire studimor u vleresua Martin Camaj-shkrimtaria e tij i Behar Gjokes mimi special i panairit shkoi per Tranzicioni dhe liria ekonomike ne Shqiperi te Anastas Angjelit.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›