Ekstradohet shumë i kërkuari “Mandela”
Aktiviteti kriminal i të ekstraduarit Eduart Peqini dhe i bandës të njohur ndryshe si “Banda e Mandelës”, ku ky shtetas ka qenë kryetari i saj, përkon me periudhën Prill-Shtator 1997, dhe konsiston në një sërë aktesh si vrasje, vjedhje me armë dhe me dhunë, plagosje, prostitucion, rrëmbime personash dhe shkatërrim pronash etj.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 105, datë 29.09.1999, e ka dënuar shtetasin Eduart Peqini me burgim të përjetshëm për kryerjen e veprave penale të “Krijimit dhe pjesëmarrjes në bandë te armatosur”, “Vrasjeve me paramendim”, “Vrasjeve me dashje” të mbetur në tentativë, “Vrasjeve me paramendim” e kryer në bashkëpunim, “Mbajtjes pa leje të armëve luftarake”, “Shkatërim i pronës”, “Rrëmbim personi”, dhe “Vjedhje me pasojë vdekjen”.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Francën më datën 17.05.2001, u bë i mundur arrestimi, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë i shtetasit Eduart Peqini. Në Aeroportin e Rinasit ky shtetas iu dorëzua Përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.