E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vetedorezohet pas 167 diteve arrati

TIRAN - Dorezohet brenda ambienteve te Prokurorise per Krime te Renda ne kryeqytet dhe me pas arrestohet nga Policia 25-vjecari Denis Brahaj i dyshuar si pritesi i 8 kg kokaine te fshehur brenda kontenierit te mbushur me 150 tone oriz qe ishte nisur nga Bolivia.


Ka qene ora 1100 e paradites se djeshme kur ne katin e dyte te institucionit te akuzes konkretisht ne zyren e oficereve Pirro Stefani dhe Edmond ela avokati mbrojtes ka dorezuar 25-vjecarin pas 167 diteve arrati. Ne zyren e oficereve ishte i pranishem edhe prokurori i ceshtjes Ened Nakuci i cili pasi e mori ne pyetje te dyshuarin 25-vjecar urdheroi efektivet e Drejtorise se Policise ti vene prangat e hekurta dhe ta shoqerojne per ne ambientet e paraburgimit.


Mesohet se i dyshuari Brahaj nuk pranoi te jape shume shpjegime per akuzat duke u shprehur se do te flase ne nje moment tjeter per detaje te hollesishme te ketij rasti ne prani te avokatit mbrojtes. Mbrojtesi i 25-vjecarit avokat Jetnor Manxhari i pyetur nga Shekulli per kete dorezim u shpreh se klienti im vendosi te dorezohet per te sqaruar pozicionin e tij karshi ketyre akuzave te ngritura nga Prokuroria.

Burimet zyrtare te institucionit te akuzes konfirmuan se ne emer te firmes se te dyshuarit Brahaj qe tashme u dorezua ishte nisur nga Bolivia sasia prej 150 tone oriz ku brenda saj ishin fshehur 8 kg kokaine. Kjo sasi droge sipas akuzes ishte fshehur mes paletave te orizit ne 26 pako te vogla qe peshonin nga 300 gram deri 370 gram per cope. Sasia e droges ishte zbuluar nga skaneret e portit te Roterdamit ne Holande ku efektivet e policise kane bere zevendesimin e kokaines me pluhur simulant duke lene brenda 26 pakove nje sasi te vogel kokaine qe mjafton per ekspertim kimik ne Shqiperi.


Pas zevendesimit te kokaines autoritete policore te Roterdamit kane njoftuar oficerin e kontaktit qe njeherazi mbulon punet konsullore te shtetit te Belgjikes Holandes dhe Luksemburgut i cili ka marre kontakte me Zyren e Marredhenieve Juridiksionale me Jashte ne Prokurorine e Pergjithshme duke i njoftuar per rastin. Ne kete kohe zyrtaret e organit qendror te akuzes kane kontaktuar me drejtuesin e Prokurorise se Krimeve te Renda prokuror Olsian elen ku edhe kane kryer regjistrimin e procedimit penal duke organizuar punen per te kryer operacionin e dorezimit te kontrolluar dhe arrestimin e pritesve te droges ne operacionin e koduar Kontenieri Latin.


Brenda kontenierit efektivet e policise holandeze kane vendosur edhe nje sinjalizues GPS me ane te cilit kane kontrolluar te gjitha levizjet e kontenierit. Me te mberritur ne portin e Durresit kontenieri me oriz aty eshte paraqitur per ta terhequr shtetasi 23-vjecar Ergys Salku me autorizim te dorezuarit te djeshem Denis Brahaj. Pas zhdoganimit te orizit kontenieri eshte nisur per ne Tirane ku pritej nga Eduart Pelushi. Ky i fundit ka urdheruar shoferin e kamionit qe vezhgohej gjithe kohes nga policia te marre rrugen drejt Kombinatit konkretisht prane disa pallateve te sapo ndertuara ne rrugen Misto Mame.


Sapo kane filluar te shkarkojne kamionin tre punetore krahu policia ka nderhyre duke arrestuar 37- vjecarin Eduard Pelushi dhe shoqeruesin e tij 23-vjecarin Ergys Salku. Sasia e droges sipas akuzes dyshohet se eshte nisur nga vete i arrestuari Pelushi duke vendosur emrin e derguesit fiktiv. Dergesa e orizit se bashku me 8 kg kokaine ishte nisur nga qyteti Santa Kruz Santa Cruz e Bolivise me destinacion portin e Durresit dhe me pas Tiranen. Ndaj tre te dyshuarve eshte ngritur akuza e trafikut te lendeve narkotike ne bashkepunim.

Operacionet antitrafik
Prokuroria per Krime te Renda ne kryeqytet qe nga nentori i vitit te kaluar e deri pak dite me pare ka bere disa operacione nderkombetare te trafikut te droges. Mes tyre ishte edhe bllokimi i nje sasi prej 1 kg kokaine te nisura po nga vendet e Amerikes Latine kete radhe nga Panamaja me destinacion Shqiperine. Asokohe u arrestuan dy persona dhe dy te tjere u shpallen ne kerkim. Me pas nje ish-volejbollist i kombetares shqiptare u arrestua pasi brenda stomakut kishte fshehur nje sasi prej 310 gram kokaine te futura ne 41 kapsula.


Pak kohe me pas Prokuroria e Krimeve te Renda organizoi operacionin e arrestimit te pritesve te 10 toneve vaj palme te perzier me nje sasi prej 200 kg kokaine e cila eshte zbuluar dhe ndalur ne Belgjike duke sjelle ne Shqiperi vetem disa fuqi te mbushura me uje. Edhe kjo sasi ishte nisur nga Kolumbia me destinacion Shqiperine.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›