E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shembjet ne Prosek te Mirdites asnje demshperblim

Ky ne foto quhet Viktor Tusha prind i tre femijeve jetime ndersa ne foton ngjitur eshte shtepia qe para pese muajsh iu shemb nga rreshqitja e gjithe kodrines ne te cilen e ka pasur se bashku me shtepine e vellait dhe disa shtepi te tjera.

Tash ne dalje ne pranveres ne lagjen Kolperkolaj te fshatit Prosek komuna Kthelle sheh vetem germadhat e shtepise se Viktorit dhe te tjereve barin e mbire gjithandej peme qe kane celur dhe brazda te thella te tokave tashme te lena djerr. Edhe pse pranvera e harlisur duket sikur e ka veshur me nje natyre gjelberuese vendi aty eshte tejet i frikshem nga momenti ne moment mund te fundoset gjithcka ndaj askush nga familjaret e atjeshem nuk u eshte avitur pronave te tyre per tu marre me bujqesi blegtori vreshtari a tjeter resurse prej te cilave pretendonin te mbijetonin.

Ata jane shperndare gjithandej dhe halli nuk u dihet se ne cfare gjendje i ka cuar te lene ne meshire te fatit pa asnje lloj ndihme pa cati mbi krye pa pune e asgje prej shpirtit.

Viktori se bashku me tre jetimet ka zbritur ne Rreshen dhe jeton ne nje shtepi me qira paguan plot 100 mije leke te vjetra cdo date 4 te muajit pasardhes nje pronari privat. Nje femije i ka mbaruar gjimnazin dhe as ka mundur ta coje ne shkolle por as ta punesoje ndokund dy femije te tjere i ka ne shkolle. Mundohet te mbijetoje me 5 mije leke te vjetra qe paguhet tek nje lavazh ne hyrje te Rreshenit ku i duhet te punoje gjithe diten nga mengjesi ne darke.

E kane paguar per gjithe fatkeqesine natyrore vetem me 200 mije leke te vjetra nga komuna e Kthelles jane bere ca dosjete cilave nuk u dihet fati as ne prefekture e as ne ministrine perkatese dhe ai nuk di sa do te jete vlera e demshperblimit por duke pare banore te nje lagje aty afer ku para 7 vitesh jane shembur 4 shtepi dhe sot e asaj dite nuk kane marre kryq leku dhe ai pak a shume e di tashme se cfare fati e pret nga burokracia tipike ndaj thjesht e ka fjetur mendjen per te bere kete pune prej te ciles se paku te kete mundesine te paguaje qirane qe femijet te mund te mblidhen nen nje cati...

Se paku te me jepnin sa te paguaja qirane e nje viti thote Viktori por jo nje tallje e ketij lloji me vetem 200 mije leke te vjetra... fare te bej me kaq para me nje pagese prej 150 mije lekesh te vjetra ne muaj per te mbajt familjen

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›