Shembet galeria, varroset i gjalle minatori
Nje minator 60-vjecar ka vdekur ne pune e siper, ne galerite e nje miniere private te kromit ne Bulqize. Nje masiv i madh dheu eshte shkeputur duke i marre jeten Hekuran Gjates, nje nga minatoret me me eksperience ne kete qytet. Aksidenti ka ndodhur rreth ores 14:00 ne te ashtuquajturin sektori "D" i minieres se Bulqizes, ose sic njihet ndryshe "Miniera e vjeter", e cila eshte marre me koncesion nga ish-drejtori i shkarkuar i "Darfo's", Eduart Keta, njekohesisht vellai i kryebashkiakut te qytetit. Policia tha se guret e kromit i kane bllokuar frymemarrjen minatorit, por ata i kane demtuar njekohesisht koken e pjese te tjera te trupit. Rreth gjysme ore pas aksidentit, trupi i tij eshte nxjerre nga rrenojat, por jeta e 60-vjecarit ishte shuar. Nderkohe, policia beri te ditur se nje tjeter minator eshte zene perfund nga masivi i dheut. Musa Musai, 50 vjec, eshte nxjerre gjysme i vdekur nga galeria dhe aktualisht ndodhet ne gjendje koma ne repartin e traumave ne Spitalin Ushtarak ne Tirane. Pas ngjarjes se rende, policia dhe prokuroria e rrethit te Dibres kane nisur hetimet. Jane thirrur drejtues te minieres, deshmitare okulare dhe po hetohet per te zbardhur vdekjen e radhes ne minierat e kromit te Bulqizes. Vitin e kaluar ne keto miniera kane humbur jeten 6 minatore, Avni Durici, Besnik Alliu, Zaim Hysa, Hysen Elezi, Medi Jani, ndersa kete vit Sami Doga dhe Hekuran Gjata. Megjithese numri i viktimave ne minierat e Bulqizes ka arritur ne 7, ende nuk ka asnje person te ndeshkuar nga organet e drejtesise, nderkohe qe minatoret akuzojne zyrtare e politikane te lidhur me njeri-tjetrin per te shfrytezuar nentoken e pasur te Bulqizes, pa menduar aspak per shfrytezimin barbar te minatoreve.
Aleksander Ndoja