Kapen me 344 kg droge, denohen me 94 vjet burg
Tirane - Gjykata e Krimeve te Renda ka denuar dje me 94 vjet heqje lirie 9 te pandehurit e akuzuar per "trafik te lendeve narkotike". Trupi gjykues, i kryesuar nga gjyqtari Fran Prendi, shpalli fajtore dhe denoi me nga 13 vjet heqje lirie te pandehurit Marenglen Halka dhe Pirro Bregu. Te pandehurit Toni Kushi, Petraq Lala, Sokol Resulaj dhe Taulant Kapllani, i shpalli fajtor dhe i denoi ata me 11 vjet burg. Nderkohe qe, per te pandehurit Albert Binjaku, Denis Mernica dhe Artur Rrumbullaku, gjykata dha masen e denimit me nga 8 vjet heqje lirie. Nente te pandehurit do te perfitojne ulje denimi, pasi gjykohen me gjykim te shkurtuar. Keshtu, Halkes dhe Bregut iu mbetet nga 9 vjet heqje lirie, Kushit, Lales, Resulaj dhe Kapllanit, 7.4 vjet heqje lirie. Ndersa Binjaku, Mernices dhe Rrumbullakut vetem 5 vjet heqje lirie. Sipas arsyetimit te vendimit, te pandehurit kane rene ne pranga me 17 mars te vitit te kaluar, teksa kane tentuar te trafikojne sasine prej 344 kilograme kanabis sativa. Sipas gjyqtarit, diten e ngjarjes ne vendin e quajtur Pusi i Mezinit, Vlore, Taulant Kapllani ishte duke udhetuar me nje furgon te bardhe, te tipit "Ford", me targa VL 0817 B. Nderkohe qe, pas tij udhetonte i pandehuri Sokol Resulaj me nje tjeter furgon tip "Peugeot", me targa VL 6858 B, i drejtuar nga ky shtetas. Sipas gjyqtarit Prendi, te pandehurit kane qene ne vezhgim, pasi ka pasur dijeni ne lidhje me trafikun e lendes narkotike, dhe pasi jane ndaluar, iu eshte ushtruar nje kontroll ne automjet e tyre.