Deti nxjerr ne breg trupin e 16-vjecarit
Deti ka nxjerre ne breg, pas tri ditesh, trupin e 16-vjecarit te mbytur ne Durres. Mengjesin e djeshem, pas tri dite kerkimesh eshte gjetur trupi i Leon Stafes, ne breg te detit. Nderkohe qe, mesditen e djeshme, nje adoleshent ka humbur jeten ne Divjake. Pano Alla eshte mbytur nga dallget e medha. Trupi i tij eshte nxjerre ne breg nga deti. Mengjesin e djeshem eshte bere e ditur se eshte gjendur tri dite pas zhdukjes trupi i pajete i 16-vjecarit, i cili u mbyt te shtunen paradite ne plazhin e Golemit. Trupi i Leon Stafes eshte nxjerre mengjesin e djeshem prane Shkembit te Kavajes, larg nga vendi ku u mbyt. Lajmi u konfirmuar menjehere nga te dhena te policise se qytetit bregdetar, sipas te cilave, trupi i pajete i te riut eshte gjendur disa kilometra larg vendit ku mendohej si pikenisja e zhdukjes se tij. Nderkohe, policia ka sqaruar se se bashku me nje shokun e tij, rreth ores 12:00 te se shtunes, kane qene duke shetitur ne det me nje motor uji. Shoku i tij eshte larguar, me pas 16-vjecari Leon Stafa ka vijuar me shetitjen ne det. Por, me kalimin e kohes, i riu nuk ka dale ne breg, por vetem motori i ujit, i cili eshte gjendur nga pronaret vetem 20 metra larg bregut. Sipas pronarit te lokalit, ai ka konstatuar humbjen e te riut vetem dy ore pasi ishte futur ne det, nderkohe qe ka tentuar ta kerkoje, por nuk eshte lejuar nga policia, e cila ka ardhur vetem pas shtate oresh ne vendngjarje. Kerkimet per 16-vjecarin jane perqendruar vetem 1.5 milje larg nga bregut, ku dhe ka ndodhur ngjarja, ne nje hapesire prej pese kilometrash. Nderkohe qe, mesditen e djeshme nje 14-vjecar ka humbur jeten dje, pasi eshte mbytur teksa notonte ne det ne afersi te Divjakes. Pano Alla po lahej bashke me shoket e tij, kur papritur eshte perfshire nga dallget e fuqishme, te cilave nuk ka arritur t'iu mbijetoje. Shoket e tij nuk kane arritur t'i vijne ne ndihme. Per fat te mire trupi eshte nxjerre nga deti ne breg.