Kreu i qarkullimit Nuk do te perjashtohen as prokuroret gjyqtaret dhe policet
Shume shpejt prokuroret gjyqtaret dhe uniformat blu qe kane ne pronesi nje makine me targa te huaja rrezikojne te mbeten ne kembe. Prej disa ditesh njesia e policise rrugore ne shkalle qarku ka vendosur te bllokoje te gjitha ato automjete me targa te huaja qe kane kaluar afatin e qendrimit ne Shqiperi.
Artan Osmani kreu i njesise se qarkullimit rrugor per Qarkun e Fierit ne nje prononcim per gazeten Shqip ka thene se aksioni i nisur per makinat me targa te huaja nuk do te toleroje as zyrtaret qe i kane ato. Duhet thene se shume zyrtare apo punonjes te administrates shteterore perfshi ketu edhe prokurore e gjyqtare madje edhe police kane nga keto makina me targa te huaja qe nuk dihet se prej sa kohesh kane hyre ne Shqiperi. Ka kategori te ndryshme shoqerish qe i shmangen detyrimeve per makinen dhe e lene ate me targa te huaja. Pikerisht keto makina jane objekt i aksionit tone i cili ka nisur dy dite me pare eshte shprehur Artan Osmani per gazeten Shqip.
Mesohet se komisariati i njesise rrugore ne Qarkun e Fierit gjate kontrollit te automjeteve per mungese dokumentacioni nuk ka kursyer as punonjesit e saj. Gjate dy diteve te fundit kur ka nisur aksioni eshte ushtruar kontroll mbi shume automjete qe nuk kane dokumente te rregullta ose dokumenteve me targa te huaja qe u ka mbaruar afati per te qarkulluar ne vendin tone. Shume prej ketyre automjeteve do ti nenshtrohen komisionit administrativ ku pritet te jepet masa deri ne bllokim te tyre. Vetem ne dy dite jane bllokuar 50 mjete qe u ka kaluar qendrim afati ne Shqiperi. Jane bllokuar te gjitha ato makina qe nuk kane dokumentacionin e duhur siguracion leje drejtimi etj. Ketij kontrolli do ti nenshtrohet cdo qytetar perfshi ketu edhe policine apo punonjes te drejtesise ka deklaruar kreu i rrugoreve te Fierit Artan Osmani. Krahas punes per kontrollin e mjeteve keto sherbime te task-forces kane ushtruar kontrolle edhe per drejtuesit qe perdorin motor ciklomotore te cilat sipas Osmanit jane pergjithesisht pa dokumentacionin e duhur dhe pa kasken mbrojtese.
Vetem ne Fier si rezultat i levizjeve te ketyre motocikletave kane ndodhur mjaft aksidente serioze per jeten ku kane gjetur vdekjen pese shtetas ka thene me tej shefi i qarkullimit.
Por pjese e aksionit te nisur prej dy ditesh te marten kane qene edhe mjete te tonazhit te rende qe qarkullojne ne rruget e Fierit me ngarkesa e qe ndotin ambientin. Nderkohe mesohet se jane gjobitur ato mjete qe nuk kane pasur mbulesa per te shmangur materialet qe mbartin ne rruge.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic