Vrau krushkun Interpoli sjell nga Italia te denuarin
Italia sjell ne pranga te denuarin shqiptar per vrasjen e krushkut. Behet fjale per nje histori te ndodhur ne vitin 2003 nderkohe qe i ekstraduari i djeshem Myfit Ymeri eshte kapur vetem ne muajin korrik te ketij viti. Sipas te dhenave Interpol-Tirana ne bashkepunim me policine italiane me 14 korrik 2010 kane bere arrestimin e 56-vjecarit lindur e banues ne Shkoder. Ai eshte arrestuar pasi eshte denuar me 11 vjet burg per vrasjen e krushkut pas divorcit te vajzes se autorit nga djali i viktimes. Ndersa dje u mundesua ekstradimi i tij duke iu dorezuar burgjeve per vuajtjen e denimit. Sipas dosjes penale ne Interpolit ngjarja ka ndodhur me 7 janar te vitit 2003 ku Myfit Ymeri levizte me mjetin e tij. Rruges ne nje lagje te Shkodres ka pare krushkun e tij i cili levizte me biciklete. Ne ato momente qellimisht e ka shtypur me makine dhe eshte larguar me shpejtesi. Fillimisht per viktimen Selim Mema eshte menduar aksident. Por meqe ai ka nderruar jete disa dite me vone ka mundur ti tregoje se bijes se cfare kishte ndodhur dhe se autori ishte Ymeri. Fillimisht mes dy familjeve ka pasur miqesi pasi djali i viktimes Ylber Mema ishte martuar me vajzen e te pandehurit Irma Ymeri dhe nga kjo martese kishin nje vajze. Prej disa kohesh cifti jetonte ne Amerike. Ne nentor te vitit 2002 vajza e Myfitit ishte larguar nga banesa pas nje sherri me bashkeshortin Ylber Mema duke marre me vete edhe te bijen e duke zgjidhur edhe martesen. Per kete shkak Myfit Ymeri kishte vendosur te hakmerrej ndaj Selim Memes ndaj dhe e ka vrare duke e shtypur me nje makine. Pas ngjarjes autori eshte larguar dhe prej shtate vitesh ishte ne kerkim policor.
splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic