E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avazi i vjeter riarrestohen vellezerit e trafikut te heroines

Policia ka prangosur Robert Xhafen dhe tre vellezerit Gerald Dorjan dhe Florjan Qafa

Policia ka zbuluar nje baze te trafikut te heroines ne kryeqytet dhe ka vene ne pranga kater persona te dyshuar se ishin shperndares te saj ne tri zona ate te rruges Ali Demi Berryli dhe Rruga e Elbasanit. Pas nje kontrolli rutine rreth mesnates te Patrulles se Pergjithshme te Komisariatit nr. 1 ne nje mjet ku ndodheshin tre persona ne afersi te tregut elektrik u gjeten gjashte doza te dyshuara lende narkotike e tipit heroine. Uniformat blu njoftuan Seksionin e Antidroges ne Drejtorine e Tiranes per te bere verifikimet e metejshme nga ky dhe eshte zbuluar me pas banesa e cila sherbente si baze per pergatitjen e porcioneve me te vogla te lendes narkotike e destinuar per tu shperndare. Ne prangat e policise kane perfunduar Robert Xhafa 58 vjec si dhe tre vellezerit Gerald Dorjan dhe Florjan Qafa te njohur per precedente te meparshem penale si vjedhje me arme dhe shperndarje te narkotikeve.

Agjentet antidroge sapo kane pare te ndaluarit nga koleget e tyre me uniforme kane bere verifikimet nga ku rezultoi se personat ishin te njohur per ta dhe se prej tre muajsh ti hetonin per shperndarje te lendeve narkotike veper penale kjo qe i kishte derguar edhe here tjeter ne qeli por nuk kishin mundur tua dokumentonin krimin.

Ata prej kohesh e kerkonin bazen e ketij grupi zbulimi i se ciles do te sillte edhe shkaterrimin e tij.
Pas nje kontrolli rrufe ne banesen e fqinjit te tre te ndaluarve pra ne afersi te kompleksit sportiv Ali Demi agjentet antidroge kane gjetur edhe 320 doza te dyshuara si lende narkotike gjithsej 99 grame te gatshme per shitje 21 grame kanabis sativa nje makineri per perzierjen e lendes narkotike 150 mije leke te reja dy motocikleta dhe nje sasi fishekesh luftarake.

Pas operacionit policia tha zyrtarisht se ka mundur te shkaterroje njerin prej grupeve me te medha kriminale per shperndarjen dhe prodhimin e lendeve narkotike ne kryeqytet pjese e te cilit ishin edhe tre vellezerit Qafa.

Ne oret e para te mengjesit te se martes ne pranga kane perfunduar Robert Xhafa 58 vjec si dhe tre vellezerit Gerald Qafa Dorjan Qafa dhe Florjan Qafa persona me precedente te meparshem penale deklaroi policia.

Ne cilesine e proves materiale policia sekuestroi sasine e lendes narkotike e dyshuar heroine. Sipas policise ndaj shtetasit Dorjan Qafa rendon gjithashtu edhe akuza e goditjes dhe kundershtimit per shkak te detyres ndaj efektivit te policise i cili gjate operacionit policor per arrestimin e tyre e ka goditur dhe kundershtuar punonjesin e policise.

Materialet hetimore ne ngarkim te ketyre shtetasve ndaj te cileve rendon akuza e prodhimit dhe shperndarjes se narkotikeve si dhe kundershtimit te punonjesit te policise per shkak te detyres i kaluan per hetime Prokurorise se Tiranes nderkohe qe vijojne hetimet per aktivitetin kriminal te ketij grupi.

Baza e shperndarjes se droges ishte perqendruar tek zona Ali Demi ne kryeqytet. Hetimet do te vijojne me zbulimin e personave te tjere te perfshire ne shperndarjen e droges ne Tirane.

splitt h1.wrpH1 margin-bottom-8px padding6px 0px bordernone splitt h2 padding-left8px margin6px 0px color1C3C60 font-size15px splitt p padding-left8px color1C3C60 font-size11px splitt p.author padding-left18px margin6px 0px color000000 font-styleitalic

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›