Miratohet buxheti 2012, debate për TVSH-në

Para se të hidhej në votim, deputetët diskutuan mbi propozimet e opozitës për heqjen e TVSH-së për disa produkte.
Propozimet u hodhën poshtë nga shumica parlamentare. Më pas, vetëm nga deputetët e mazhorancë, buxheti u miratua nen për nen.
Buxheti 2012, debate për taksën progresive
Tiranë (11:12) – Seanca e sotme e Kuvendit të Shqipërisë, nisi me një minutë heshtje për nder të politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, që ndërroi jetë dy ditë më parë. Propozimi u bë nga ministri i Mjedisit, Fatmir Mediu, pasi Godo ka qenë dy herë rresht deputet i Kuvendit të Shqipërisë në logon e Partisë Republikane.
Më pas debati ka vijuar për buxhetin e shtetit për vitin 2012, ku po diskutohet nen për nen. Nënkryetarja e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Mimi Kodheli, i kërkoi te henën Kuvendit të marrë në shqyrtim propozimet e bëra nga Partia Socialiste, pasi, sipas saj, ato synojnë përmirësimin e cilësisë së jetës për qytetarët të cilët jetojnë nën minimumin jetik.
"Ne kemi më shumë se dy muaj që kemi paraqitur një sërë propozimesh me shpresën se jo vetëm do të ishin paraqitur për diskutim, por dhe do të merreshin parasysh, propozime, të cilat do të ishin në favor të qytetarit shqiptar", deklaroi Kodheli. Sipas saj, në kushtet kur ekonomia shqiptare është mbërthyer nga kriza ekonomike globale çmimet e produkteve bazë janë rritur, ndërsa fuqia blerëse është në rënie, për shkak se çmimet e produkteve bazë janë 2-3 fishuar.
Kodheli, në emër të grupit parlamentar të PS-së, parashtroi propozimet, të cilat, sipas saj, do të ulnin koston e jetesës së qytetarit shqiptar e që kanë të bëjnë me përgjysmimin e TVSH-së për mallra bazë nga importi, që do të sillte një efekt prej 1.8 miliardë lekë, uljen e TVSH-së për energjinë elektrike nga 20 % në 6 %, që do të kishte një efekt vetëm 3.1 miliardë lekë, si dhe heqjen e TVSH-së për ilaçet dhe librat.
Opozita ka bërë propozimet e saj edhe për energjinë. Deputeti Arben Ahmetaj, në emër të grupit akuzoi qeverinë për rritjen e çmimit të energjisë dhe abuzimit me të. Ai gjithashtu përmendi edhe tatimi progresiv, që sipas tij, do të ulë taksat për familjet shqiptarëve.
“Me taksat që keni rritur, ju merrni shqiptarëve 500 milion dollarë më shumë në vit. Me taksën që keni ulur taksën e sipërmarrjes, është 110 milion dollarë. Ajo që ne propozojmë është që të rikthehemi në tatimit progresiv që do të lehtësojë sektorin e të punësuarve në sektorin privat. Këto propozime janë në funksion të uljes së kostos së jetesës për shqiptarët”, theksoi deputeti Ahmetaj.
Bode-opozitës: Kërkoni Republikë Bananesh
Ministri i Financave, Ridvan Bode, akuzoi opozitën për etjen e shfrenuar për të bërë demagogji jashtë çdo principi. “Nuk besoj që të ketë ndonjë shqiptar të vetëm të thotë se është ulur TVSH-ja në ndonjë vend të botës. Gjatë krizës, në të gjitha vendet kjo taksë është rritur. Maqedonia dhe Bullgaria ka kaluar në vlerën e 20% të Tatimit të Vlerës së Shtuar. Edhe vendet e Bashkimit Evropian e kanë rritur këtë taksë”, theksoi Bode. Sipas tij, sfida për ne shqiptarët është rritja e ekonomisë dhe “jo ndërmarrja e politikave të përçartura që kanë një sheqerosje në dukje, që është po aq e helmët sa ajo e baballarëve tuaj, që ndërtuan një shtet pa taksa. Në mënyrë të pacipë vini dhe propozoni”.
Ai ka sqaruar kërkesat e opozitës për heqjen e TVSH-së për miellin, vezët, qumështin, etj. “Këto produkte prodhohen në Shqipëri dhe mbahen me to fermerët shqiptarë. Ju kërkoni zero taksë. Ju kërkoni ta ktheni Shqipërinë në Republikën e Bananeve. Ende jetoni me shëmbëlltyrën e atij modeli ekonomik që ishte modeli i shkatërrimit dhe hedhjes në mbeturinave të produkteve të fermerëve shqiptarë. Nëse heqim taksën, tregjet shqiptare do të mbushen me produkte maqedonase, bullgare, etj”, tha gjithashtu Bode.
Duke sjellë kërkesën për heqjen e TVSH-së për ilaçet, Bode tha se nga TVSH-ja e vendosur për këtë sektor nuk sjellin të ardhura në buxhet, por vetëm rregullojnë tregun. “Ju nuk u intereson rritja e çmimit të ilaçeve, por ringritja e atij sistemi pervers që çonte deri në 6 herë rritjen e çmimit të ilaçeve më shumë se në Suedi. Kjo skemë nuk sjell asgjë në buxhetin e shtetit, pasi ne i rimbursojmë. Sistemi ynë nuk është për të sjellë të ardhura në buxhet, por për të vënë rregull”, shtoi ai.
Për sa i përket energjisë elektrike, shefi i Financave, tha se ky treg tashmë është rregulluar. “Sistemi i energjisë elektrike është i rregulluar. Një kilovat energji në treg është 100 lekë dhe ne e shesim me 70 lekë. Sot ne paguajmë dhe subvencionojmë energjinë elektrike. A e dini se BE-ja kërkon vendosjen e akcizës për energjinë?” /S.Lleshi/Start/
2011-12-05 11:42