Vetëm 14 lojtarë në stërvitje
Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në kompleksin e Tiranës, “Skënder Halili”. Ashtu siç ishte bërë e ditur disa ditë më parë, gjatë të dielës nën urdhrat e trajnerit Josip Kuzhe janë paraqitur vetëm 14 futbollistë. Duke qenë se të gjithë lojtarët vijnë nga faza përgatitore e verës, stërvitja e djeshme ka qenë më tepër relaksuese. Gjashtë elementëve që luajnë në kampionatin shqiptar (Bakaj, Vila, Hidi, Muzaka, Vrapi dhe Lila), u janë shtuar edhe Klodian Duro, Ervin Bulku, Dorian Bylykbashi, Jahmir Hyka e Gilman Lika që po kërkojnë një skuadër të re. Në ditën e parë të grumbullimit nuk munguan as portieri Ujkani, mbrojtësi Vangjeli dhe sulmuesi Kapllani. Në orët në vazhdim kontingjentit kuqezi do t’i shtohen edhe Beqaj, Dallku, Bogdani, Cana, Salihi, Curri e Agolli, të cilët kanë qenë të impenjuar me skuadrat ku militojnë.
#