Berisha Ne nuk i ndajme shqiptaret ne te atyre dhe tanet
Kryeministri Sali Berisha ka bere prezantimin e dy kandidateve te Aleances per Qytetarin ne bashkite Ballsh dhe Patos. Ndersa ne Ballsh garon Dallendyshe Allkaj qe vjen nga shoqeria civile ne Patos iu la partise aleate te cameve PDIU-se kandidati qe ne fakt nuk eshte i komunitetit cam por mundi te merrte besimin e drejtuesve te partise ne kete rajon. Ne Ballsh dhe Patos Kryeministri Berisha ka shprehur mbeshtetjen e qeverise per shume projekte qe do te zhvillojne kete qytet. Duke permendur investimet e kryera gjate qeverisjes se tij kryesisht ne infrastrukture dhe objekte publike kreu i ekzekutivit premtoi asfaltimin e te gjitha rrugeve te qytetit dhe rrethit uje 24 ore ndertimin e stadiumit te ri te qytetit dhe mbrojtje te mjedisit. Ne do te ndertojme te gjitha rruget e ketij qyteti. Do ndertojme ujesjellesin dhe realizojme kanalizimet. Do investojme qe te keni uje 24 ore. Mjedisi dhe mbrojtja e tij nga nafta dot te jete ne vemendjen tone. Do te kete standardet me te larta stadiumi juaj. Do te ndryshojne te gjitha shkollat ka premtuar Kryeministri i vendit. Berisha nuk la pa permendur edhe sloganin e opozites. Ne nuk do ti ndajme kurre qytetaret ne tanet dhe te atyre apo ne dhe ata. Per ne qytetaret jane nje dhe vetem nje tha Berisha.