E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prifti: Bankat të investojnë në energjetikë

Duke e quajtur një shans të madh investimin në energjinë e rinovueshme ministri i Energjetikës Dritan Prifti u kërkoi bankave private të jenë agresive në kreditimin e koncensioneve të hidrocentraleve. Zoti Prifti tha se miratimi i shpejtë ligjit për energjitë e rinovueshme është garanci e plotë për këto investime.

"Kjo lloj frike, une ne gjykimin tim personal, mendoj qe nuk eshte shume
e justifikuar, sepse nje kuader ligjor, pothuajse komplet ekziston,
garancite pothuajse komplete jane, prandaj une do tu ftoja qe ta shohim
me me precedence kreditimin e ketyre lloj koncesioneve dhe te ketyre
projekteve", tha Dritan Prifti, minister i Ekonomise dhe Energjise.

Zoti Prifti pas një kontrolli të imët mbi koncensionet e dhëna ka dalë
në përfundimin se puna me to po funksionon shumë mirë. Vlerësohet se
ndërtimi i rreth 230 hidrocentraleve të dhëna më koncesion e rrit
prodhimin vjetor të vendit me 3 miliard kilovatorë.

"Ne kemi dhene te pakten ne fushen e energjetikes rreth 90 koncesione,
14 te tjera jane ne proces, gjithsej jane 263 hidrocentrale. Deri ne 5
MW jane 57 koncesione dhe jane te planifikuara rreth 103 milione euro
investime. Deri ne 10 MW jane 21 dhe 129 milione euro investime te
pritshme. 358 milione euro jane per 22 hidrocentralet qe jane deri ne 50
MW. 26 hidrocentrale sot prodhojne energji elektrike", vijon Prifti.

Mundësitë për koncesione të tjera në energjetikë mbeten të mëdha.
Ekspertët thonë se deri tani për prodhimin e energjisë me hidrocentrale
është shfrytëzuar vetëm 30 për qind e kapacitetit ujor.

Adi Darsi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›