E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshje sekrete, Fabregas te Barça

Prapaskenat

Barcelona dhe Arsenali kanë arritur marrëveshjen për transferimin në Spanjë të mesfushorit çesk Fabregas. Lajmin e bën të ditur gazeta “Mundo Deportivo”, sipas së cilës ekziston një pakt sekret mes dy klubeve, që i mungojnë vetëm disa detaje të vogla. Operacioni pritet t’u kushtojë katalanasve rreth 45 milionë euro. Njoftimi për transferimin e Fabregas mund të bëhet në fundjavë. Sikurse është bërë e ditur, trajneri i Arsenalit, Arsen Venge, nuk dëshiron ta lërë të largohet futbollistin, por një gjë e tillë mund të jetë vendosur vetëm pas insistimit të lojtarit, i cili nuk ndihet më i kënaqur në një skuadër që luan bukur, por nuk fiton asgjë.

#

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›