E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetembytet ne Vjose veterineri i komunes

Veterineri i komunes Levan, i jep fund jetes ne rrethana misterioze, duke u vetembytur ne ujerat e ftohta te lumit Vjose. Trupi i Sami Trokes, 40 vjec, banues ne fshatin Kafaraj, eshte gjetur pas dy ore kerkimesh nga policia dhe te afermit poshte fshatit Cerven. Ngjarja ka ndodhur dje, rreth ores 12:00, kur punonjesi i komunes kishte dale nga shtepia dhe ishte pershendetur me prinderit. Banore te zones kane njoftuar menjehere familjaret dhe me pas policine, duke nisur kerkimet per trupin e 40-vjecarit. Burime zyrtare thane se po hetojne rreth nje depresioni per shkaqet e ngjarjes. Ne pyetje jane marre edhe familjaret e viktimes dhe te afermit e tij, qe kane rrefyer per problemet e mundshme te Sami Trokes. Policia heton edhe problemet qe viktima mund te kete pasur gjate kryerjes se detyres se veterinerit ne komunen Levan, pasi inspektonte dyqanet e mishit. Familjaret kane rrefyer se kohet e fundit 40-vjecari ishte trajtuar edhe me ilace, per shkak te gjendjes se paqendrueshme mendore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›