E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prite mirditorit, per nje te prekur me berryl

Nje e prekur me berryl ne tregun e fruta-perimeve te qytetit te Mamurrasit eshte bere shkak per ngritjen e nje prite dhe plagosjen me arme zjarri te nje 27-vjecari nga Mirdita. Banoret e qytezes se vogel jane terrorizuar nga te shtenat e armeve pasditen e djeshme, kurse policia ngriti postblloqe te shumta, duke bere te mundur kapjen e Rasim Milles dhe shpalli ne kerkim vellane e tij si autor te plagosjes, Kujtim Millen. Blendin Blini, banues ne fshatin Prosek te Mirdites, eshte derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak me plage te renda ne trup. Gjysme ore me pas agjentet munden te ndalonin nje prej vellezerve, ne perpjekje per t’iu fshehur ndjekjes. Burime te policise thane se perplasja ka ardhur pas nje shkembimi me berryl te 27-vjecarit me Rasim Millen, i cili ishte i shoqeruar me vajzen e tij. Megjithese i riu ka kerkuar falje, kjo nuk ka sherbyer per te zbutur grindjen qe me pas eshte kthyer ne perleshje. Rasimi dyshohet te jete kthyer ne banese per te marre nje arme tip pistolete “TT” dhe se bashku me vellane, Kujtimin, kane zene prite ne hyrje te qytetit. Fillimisht e kane goditur me grushte, por Blini ka shpetuar per nje moment. Ne perpjekje per t’u larguar, Kujtim Milla ka qelluar me pistolete disa here, duke e plagosur rende. Kalimtaret e shumte jane shtrire barkas per t’u shpetuar plumbave, kurse disa te tjere kane nderhyre, duke shmangur vrasjen e 27-vjecarit. Banoret derguan te demtuarin ne spitalin e Lacit dhe me pas ne ate te Tiranes, ku i eshte nenshtruar nje operacioni. Ndaj dy vellezerve Milla policia ngriti akuzen e “vrasjes se mbetur ne tentative” dhe “armembajtjes pa leje”.
A.Bushi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›