E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria marrëveshje për ndërtimin e 45 shtëpive

“Nënshkruam një memorandum për përfundimin e një projekti për ndërtimin e 45 shtëpive për kategoritë e rrezikuara të shoqërisë kosovare, shtëpi për kategoritë pastrehë, për invalidët dhe veteranët e luftës, familjet e dëshmorëve, familje me gjendje të rëndë sociale, familje të viktimave të luftës dhe për familjet e minoriteteve”, tha kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes.

“Në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, PTK-ja më në fund ofron një ndihmë prej afër gjysmë milion euro për ndërtimin e 45 shtëpive. Këto shtëpi, kryesisht do të jenë për familje të rrezikuara. Shpresojmë që të mos ketë familje të tilla në të ardhmen, por ne do të bëjmë çmos që t’i zbusim këto gjendje të vështira”, tha kryeshefi ekzekutiv i Postë Telekomunikacionit të Kosovës, Shyqyri Haxha.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›