Sejdiu dënon dhunën para selisë së qeverisë
Presidenti Sejdiu mbështet të drejtën e qytetarëve për të protestuar në përputhje me ligjin, por kundërshton fuqishëm çdo akt të dhunshëm, i cili rrezikon jetën e qytetarëve, pronën dhe institucionet e Republikës së Kosovës.
Presidenti u bën thirrje të gjitha institucioneve të vendit t'i vazhdojnë edhe më tej angazhimet e tyre për përmbushjen e obligimeve ligjore ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, e në këtë rast, në veçanti, ndaj veteranëve të UÇK-së.